Shpallen dënimet për sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Francë

17/12/2020 10:12

Një gjykatë franceze shpalli dënime me burg duke filluar nga 4 vjet deri në burgime të përjetshme të mërkurën për 14 të pandehurit që konsiderohen bashkëpunëtorë në sulmet më 7-9 janar 2015 në të gjithë rajonin e Ile-de-France, përfshirë Parisin, në të cilin humbën jetën 17 persona në sulmet terroriste.

Gjyqi filloi më 2 shtator për grupin prej 14 personash, të cilët akuzohen se ndihmuan vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi dhe Amedy Coulibaly, të cilët sulmuan zyrat e të përjavshmes Charlie Hebdo në Paris më 7 janar 2015, duke vrarë 12 punonjës dhe plagosjen e 11 të tjerëve për shkak të botimit të karikaturave të Profetit Muhamed dhe përfaqësuesve të tjerë Islam.

Në ditët në vijim, një polic në një periferi të Parisit dhe 4 persona të tjerë në supermarketin Hyper Cacher në periferinë lindore u vranë nga Kouachi dhe Coulibaly. Të tre u vranë nga policia gjatë incidentit.

Vendimet u shpallën nga gjyqtari kryesues, Regis de Jorna për 11 të pandehurit e pranishëm në gjyq. Në mesin e tyre i pandehuri kryesor ishte 35-vjeçari Ali Riza Polat, i cili u dënua me 30 vjet burg për bashkëpunim në krimet terroriste të kryera nga Kouachi dhe Coulibaly. Riza Polat thuhet se kishte “njohuri të mjaftueshme për projektin e këtij të fundit”, duke iu referuar Coulibaly, të cilin thuhet se e ndihmoi.

Vendimi pritej të merrej më 10 nëntor, por ishte shtyrë vazhdimisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe veçanërisht Riza Polat që kishte kontaktuar me virusin.

Prokurorët e përgjithshëm javën e kaluar kishin kërkuar një përgjigje “të vendosur dhe të ekuilibruar” rreth çështjes dhe kërkuan burgim të përjetshëm për Riza Polat, një person me shtetësi franceze dhe origjinë turke i cili thuhet të ketë ndihmuar sulmet me logjistikë, planifikim, armatosje dhe financim.

Gruaja dhe bashkë-sulmuesja e Coulibaly, Hayat Boumeddiene u dënua me 30 vjet burg me një periudhë sigurie prej dy të tretave, e akuzuar për “shoqërim terrorist kriminal” dhe “financim të terrorizmit” për kryerjen e ekzekutimeve në marketin Hyper Cacher. Boumeddiene nuk ishte e pranishme në gjyq por thuhet se ndodhet në Siri.

Gjykata Penale është e vetmja gjykatë franceze me një gjyq me juri. Rreth 144 dëshmitarë ishte paraparë të merrnin pjesë gjatë tre muajve të fundit, përfshirë të mbijetuarit, 14 ekspertë të pranishëm për vlerësimin e provave të paraqitura.

Top Channel