Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar , Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe Milva Ekonomin si ministre Bujqësie. Kjo lëvizje në qeverinë Rama ka ardhur pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Në këto shtatë vite qeverisje nga socialistët, Bledi Çuçi do të jetë ministri i katërt pas Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt dhe Sandër Llleshajt që do të drejtojë ministrinë e brendshme.

Me këto dy propozime të reja kryeministri Edi Rama është treguar i kujdesshëm, për të shmangur një përplasje të re me presidentit Ilir Meta i cili e vonoi dekretimin ministër të Sandër Lleshajt dhe refuzoi atë të Gent Cakajt.

Ai  u bë pjesë e strukturave drejtuese të PS-së që në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kom­bëtare dhe kryetar i Komisionit të Asam­blesë për Çështjet e Pushtetit Vendor.

Që prej Shkurtit 2012, ai mban edhe detyrën e Nënsekretarit për Çështjet Zgjedhore në PS.  Në qeverinë Rama1 prej shtatorit 2013, për tre vjet e gjysmë Bledi Çuçi ushtroi detyrën si Ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit.

Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale. Zoti Çuçi është i dërguar politik i PS në Gjirokastër.

Milva Ekonomi aktualisht kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë iu bashkua kabinetit qeverisës të kryeministrit Rama si ministre e Ekonomisë në vitin 2016. Në zgjedhjet e 2017 ajo u zgjodh deputete në Durrës. Zonja Ekonomi ka shërbyer edhe si zëvendës ministre e shëndetësisë. Nga viti 1994 deri në 2005 Ka shërbyer si Drejtoreshë e  Përgjithshme  i Institutit të Statistikave të Shqipërisë.

Top Channel