‘I rilindur pas vitesh të tëra degradimi’- Rama poston pamjet e repartit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit

17/12/2020 07:43
Kryeministri Edi Rama

25 prilli po afron dhe palët kanë intesifikuar akuzat ndaj njëra-tjetrës. Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për spitalet e lëna në harresë gjatë kohës që qeverisnin ato.

Rama ka postuar pamjet e repartit të pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku sipas tij ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi.

“Me këtë vizitë tek reparti i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, që ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi, duke u shërbyer vogëlushëve në nevojë për kujdes shëndetësor me standarde optimale, ju uroj ditë të mbarë”- shkruan Rama, shkrim i cili shoqërohet me video.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me këtë vizitë tek reparti i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, që ka rilindur pas vitesh të tëra degradimi, duke u shërbyer vogëlushëve në nevojë për kujdes shëndetësor me standarde optimale, ju uroj ditë të mbarë
#ShëndetiMbiTëGjitha
#ShëndetësiaQëDuam për #ShqipërinëQëDuam

Top Channel