Të mposhtësh një pandemi/ Wuhan-i i kthehet jetës së natës, qyteti “infektues” mëson sërish të festojë

17/12/2020 11:13

Shtatë muaj pasi autoritetet lokale hoqën masat kufizuese për frenimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit, jeta e natës në Wuhan i është kthyer normalitetit, shkruan Reuters.

Dikush që e ka shijuar tejmase këtë rikthim është Zhang Kiong, e cila këto ditë festoi ditëlindjen e 29-të me miqtë, në një lokal të natës.

“Pas gjithë atyre që kam kaluar gjatë valës së parë të pandemisë së koronavirusit në Wuhan dhe pas lirimit të masave mbrojtëse, ndihem sikur po jetoj një jetë tjetër”, shprehet e reja.

Krejtësisht surreale duket situata në Wuhan, në një kohë kur bota i është nënshtruar frikës dhe izolimit, teksa qyteti kinez nuk ka nguruar këto ditë të mbajë një festival, ku morën pjesë me mijëra njerëz, si dhe të hapë kinematë, teatrot dhe palestrat.

Por si ia doli Wuhan-i?

Ajo çka bëri bujë dhe nuk kaloi pa një vëmendje mediatike ishte izolimi total 76 ditor që u aplikua në “qytetin e infektuar”, ku banorët nuk lejoheshin të dilnin as edhe në dritare. Forca të shumta të policisë dhe ushtrisë, asokohe kishin urdhër që edhe dyert e apartamente t’i mbyllin nga jashtë, me qëllim që askush të mos dilte jashtë dhe të përhapte virusin.

Duket se disiplina e rreptë e ndihmoi shumë Wuhan-in, të akuzuar si nismëtarin dhe hallkën e parë infektuese të zinxhirit global Covid-19.

 

Top Channel