Kim Kardashian i dedikon postim Anxhelinës dhe këngëtarja u gëzua pa masë!

17/12/2020 10:45

Influencuesja ka zgjedhur ta urojë këngëtaren shqiptare për këngën që sapo ka publikuar dhe mendon se Anxhelina e meriton këtë mbështetje.

“Duke shfaqur dashuri për shoqen e Ariel. Urime”- shkruan Kim. Ai që i ka bërë bashkë është Ariel, make-up artisti shqiptar me famë botërore.

Këngëtarja shprehet se mbështetja e Kim do të thotë shumë. “Zemra ime është e mbushur tani! Jam shumë mirënjohëse. Jam shumë e lumtur të shoh si gratë si ty mbështesin gra si unë!”

Pas kësaj, Anxhelina duket se ia ka kthyer “qokën” yllit të “Keeping up with the Kardashians”, duke vlerësuar ndikimin e Kim në reformën e burgjeve në Amerikë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel