Mori fund makthi i Messit, Babai del nga spitali, ndoshta i bashkohet të birit në pjesën tjetër të Botërorit 23/06 07:37
Barcelona vijon ngjitjen në vendet e para të renditjes, pasi mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-1 baskët e Real Sociedad dhe regjistroi fitoren e dytë radhazi, që e çon përkohësisht në vendin e 5-të me 20 pikë të grumbulluara.
Katalanët vuajtën jo pak mbrëmjen e sotme në “Camp Nou” dhe sfida u bë edhe më e vështirë në minutën e 27’ kur Willian Jose shënoi për miqtë, por vetëm tre minuta më vonë ishte Jordi Alba që riktheu baraspeshën.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë ishte mesfushori i talentuar holandez Frankie De Jong që shënoi golin e fitores për Barcelonën, pasi pavarësisht rasteve të shumta dhe ritmit të lartë në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar.
Top Channel