E hënë, 11 Janar 2021
14:35
Swchearzenegger kundër Trump: Presidenti më i keq në historinë amerikane!

“Ata që mendojnë se mund të rrëzojnë kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, duhet ta dinë se nuk do të fitojnë kurrë”, thotë Arnold Schëarcenegger, ish-guvernatori republikan i Kalifornisë, aktor dhe bodybuilder.

14:34
Nuk zbatuan masat anticovid / Mbi 1000 të gjobitur në fundjavë

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.

14:20
Gropa gjigande u hap pranë spitalit në Napoli, dëshmitarja rrëfen momentin e tmerrshëm: Menduam se shpërtheu vullkani

Shpërthimi ndodhi në një parkim por Elsa Cenaj, punonjëse në spitalin e Napolit, thotë se “si shqiptare që është e parkoi makinën më larg që të shmangte pagesën” dhe i shpëtoi shpërthimit.

14:17
Takimi në Tiranë? Greqia: Nuk kemi ftesë zyrtare, por do t’i bashkangjitemi tryezës nëse ftohemi prej Turqisë

Pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Turqisë se ai është i gatshëm të takojë homologun e tij Grek Nikos Dendias kudo ai e dëshiron, madje edhe në Tiranë gjatë vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar mbas pak ditësh, ka reaguar edhe ministria e jashtme Greke.

14:17
Një 47-vjeçar me probleme të shëndetit mendor mbytet në lumin Kir

Një person me probleme të shëndetit mendor është mbytur pak minuta më parë në Lumin Kir, në zonën e Postribës.

14:12
Hoti paralajmëron mundësinë e kthimit të reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përfundojë me një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke ose në të kundërtën, Kosova do t’i zbatojë të gjitha masat e reciprocitetit me Serbinë.

14:12
“Gati të takoj Dendias në Tiranë me ftesë të Ramës”/ Ministri turk: Shpresoj që Greqia mos ta refuzojë këtë mundësi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet.

14:08
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pasurinë e dy prej grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çalës.

13:52
Duhej ta mirëmbante “Salillari”/ Skandali me rrugën e Borshit, KLSH nis me urgjencë verifikimin

Rruga e cila ka rrëshkitur në afërsi të Borshit duke shkaktuar një sërë problemesh në qarkullimin rrugor si dhe rrezikon disa banesa do të kalojë në lupën e KLSH.

13:50
Reshjet e dendura të shiut në Lezhë/ Rrëshqitje dherash, ura e lumit Drojë rrezikon të shembet dhe të izolojë 600 banorë

Rreth 12 familje të fshatit Shpërthesh rrezikojnë të mbeten të izoluar nëse ura prishet.

13:48
Paralajmërimi në Britani/ Jemi në fazën më të rrezikshme të pandemisë

Britania e Madhe do të kalojë ditët më të rrezikshme të pandemisë në javët para se fillimi i vaksinimeve të japë rezultate.

13:43
Ndër të fundit vende pa covid/ Konfirmohet një rast pozitiv edhe në Mikronezi

Shtetet e Federuara të Mikronezisë kanë regjistruar rastin e parë të koronavirusit.

13:38
Përmbytjet ne Kosovë/ Moti i keq, vështirësi në shumë rajone

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti vizitoi të hënën Qendrën e Situatave për t’u njoftuar si është gjendja nëpër komunat e prekura më së shumti nga reshjet e shiut dhe borës, që kanë shkaktuar vërshime në disa rajone.

13:31
Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 40-vjeçari nga Kosova

Policia ka kryer një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

13:25
Prej një jave në spital, zbulohet çfarë i ndodhi reperit të njohur Dr Dre

Reperi i njohur Dr.Dre u shtrua në spital para disa ditësh pasi pësoi hemorragji nga aneurizmi i trurit. Aktualisht ndodhet në kujdes intensiv dhe mjekët po kryejnë një seri testimesh për të zbuluar çfarë e shkaktoi dhe të mos lejojnë përsëritjen.

13:22
U përplas për vdekje nga trajleri në Portin e Durrësit/ Babai i 25 vjeçares: Artenida ankohej se shoferët e kamionëve lëviznin në mënyrë të pakontrolluar  dhe shoferët e ngacmonin

Petrit Haskasa kërkon që ngjarja të zbardhet plotësisht dhe të dënohet fajtorët që shkaktuan vdekjen e vajzës së tij.

13:18
“Po iki të lë amanetet se si dihet…”, Rama batuta me gazetarët

Kryeministri i vendit, Edi Rama konferencën për shtyp të mesditës së sotme ku dha detaje në lidhje me nisjen e vaksinimit të qytetarëve e mbylli me batuta me gazetarët.

13:14
Turqia fton Greqinë për bisedime/ Cavusoglu: Do jem në Tiranë, gati të takohem me Dendias! Rol të rëndësishëm pati Edi Rama

Rikthimi i Athinës dhe Ankarasë në bisedime, pas disa vitesh ndërprerje, do të ndodhë në janar e madje në Tiranë.

13:12
“Vaksina jo e detyrueshme”/ Rama: Ata me diplomë fallco që i druhen Bill Gates…

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp sqaroi se vaksina e covid nuk është e detyrueshme dhe se nuk ka penalizime për ata që nuk duan ta bëjnë.

13:00
“Si do vijë dhe sa kushton vaksina”/ Rama ironi: Me mushka e kuaj, keni parë ndonjë kompani që…

Kryeministri Edi Rama i pyetur se sa kushton një vaksinë e Pfizer dhe se kush e mbulon koston e transportit nuk mundi të mos i kursejë ironitë.

12:59
PS nis zgjedhjen e deputetëve/ Në fazën e dytë kanë kaluar 58, nga 1600 aplikantë

Socialistët kanë kaluar në fazën e dytë të zgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Nga 1600 aplikantë, në garë pas fazës së dytë janë 58

12:53
A ju ka kërkuar diçka në shkëmbim Erdogan për bujarinë e tij? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ndërsa qartësoi më shumë detaje për ndërtimin e spitalit të Fierit i cili do të ndërtohet nga Turqia shpjegoi dhe marrëdhënien me presidentin Erdogan.

12:52
Vaksinat e COVID/ Rama: Një pjesë do të shkojnë për Kosovën

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se një pjesë të vaksinave të siguruara do të shkojnë për Kosovën.

12:50
Spitali i Fierit/ Rama i prerë: U them banorëve se s’është për diskutim por zbatim

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së sitës së sotme me gazetarët, ku dha detaje në lidhje me vaksinimin kundër COVID që nis ditën e sotme komentoi kundërshtimin e pronarëve të tokës ku do të ndërtohet spitali i Fierit.

12:45
Fushata e vaksinimit/ Rama: E nisim sot me 975 vaksina

Kryeministri Edi Rama i pyetur për një shifër konkrete të vaksinave tha se sot do e nisim me 975 doza.

12:38
Angli “Skifteri” vlonjat, grabiti 10 milion paund sende, paguan vetëm 1 paund

Një shqiptar i cili është dënuar nga një gjykatë angleze për grabitjen e 200 shtëpie e nga ku marrë sende me vlerë 10 milion stërlina, duhet të paguajë mbrapsht vetëm 1 paund.

12:30
Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier/ Kryebashkiaku takim me pronarët e tokës: Ligji i shpronësimit s’kërkon pëlqimin tuaj

Pronarët e tokave që do të  shpronësohen për t’i hapur rrugë ndërtimit të spitalit rajonal të premtuar nga presidenti i Turqisë nuk pranojnë të dorëzojnë tokat.

12:21
A do ta bëjë Rama vaksinën kundër COVID?/ Kryeministri: Do hedh poshtë të gjitha teoritë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama tha ditën e sotme se do ta bëjë vaksinën kundër COVID për të sensibilizuar të gjithë qytetarët.

12:09
Marrëdhëniet me Greqinë / Ministri i jashtëm turk: Do ketë qasje pozitive në diskutime

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë shtypi foli për çështjen e marrëdhënieve të Turqisë me Greqinë. Ai tha se nuk ka barazi në tryezën e diskutimit me Greqinë.

12:06
Sot nis vaksinimi kundër COVID/ Manastirliu: Fillon me stafet e spitaleve COVID e më pas të moshuarit

Ditën e sotme nis procesi i vaksinimit kunder COVID-19 në vendin tonë.

12:00
Zhduket Moisi Habilaj në Itali. Policia nuk e gjen në banesë, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Policia italiane ka shkuar për kontroll në banesën e Moisi Habilajt në Itali dhe nuk e ka gjetur. I dënuar për trafik droge me 15 vite burg, ai ishte lënë në arrest shtëpie. Por rezulton të jetë zhdukur.

11:55
Arnold Schwarzenegger e konsideron Trump “presidentin më të keq”. Krahason trazirat në Capitol me nazizmin në Gjermani

Të dielën, 73 vjeçari, postoi një video duke denoncuar presidentin e SHBA, Donald Trump dhe trazirat që shpërthyen në Capitol Hill, gjatë kohës kur ligjvënësit u mblodhën për të vërtetuar votat e kolegjit elektoral për fitoren e Joe Biden në nëntor.

11:55
“Nuk është Greqia”/ Rama nuk tregon kush dha vaksinat: Në një garë lypësash për vendin e tyre unë jam pretendent për vendin e parë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë ishin sot në Air Albania stadium për të folur mbi procesin e vaksinimit që nis sot dhe planin.

11:40
Ndërtimi i Unazës së Madhe/ Vijon aksioni i IKMT, sot prishen 39 objekte

Aksioni i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit vijon në Lotin e tretë në zonën e Astirit, ku do të ndërtohet Unaza e Madhe e Tiranës.

11:25
Ndërtimi i spitalit rajonal në Fier nga Erdogan, pronarët kundërshtojnë çmimin e shitjes së tokës

Një pjesë e banorëve të fshatit Daullas në Fier kanë kundërshtuar ditën e sotme vendimin e qeverisë për ndërtimin e spitalit rajonal në tokat e tyre.

11:18
Varianti i ri i koronavirusit, paralajmërimi nga Anglia: Javët e ardhshme do të jenë më kritike

Javët e ardhshme do të jenë kritike sa i përket pandemisë, ka paralajmëruar zyrtari më i lartë mjekësor i Anglisë. Profesori Chris Whitty i ka bërë thirrje njerëzve që të mos takohen me persona nëse nuk kanë nevoja të domosdoshme derisa vaksinat të bëjnë efektin ndërsa vendi po përballet me variantin e ri të Covid-19.

11:13
Gripi i shpendëve përhapet në shumë shtete të Indisë

Gripi i shpendëve është përhapur në më shumë shtete të Indisë, si dhe në kryeqendrën New Delhi.

11:11
Kosovë/ Disa rrugë të bllokuara, nga reshjet e shiut

Ministria e Infrastrukturës e Kososvës njofton qytetarët se në rrugën Prishtinë-Pejë, N9 te “Kroni i Mbretit” është bllokuar rruga për shkak të ujërave, mirëpo është intervenuar dhe është zhbllokuar nga kompanitë mirëmbajtjes dhe policia është në vend ngjarje.

11:07
Përmbytjet në Tajlandën Jugore/ 3 të vdekur e 2 të plagosur

Të paktën tre presona humbën jetën, ndërsa më shumë se 62 mijë të tjerë u evakuuan si rezultat i shirave të dendur në Tajlandën jugore.

11:05
Sërish dëshpërim për mbështetësit e Trump, rrjeti social ‘Parler’ zhduket nga interneti

Rrjeti social “Parler” është zhdukur nga interneti dhe nga aplikacionet e Apple dhe Google pasi gjigantët e teknologjisë vendosën të ndërpresin lidhjen me platformën për shkak të sulmit vdekjeprurës në Capitol.

11:04
OKB: 13,5 milionë persona në Jemen në rrezik vdekjeje nga uria

Zëdhënësja e Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA) të Kombeve të Bashkuara (OKB), Vanessa Huguenin, deklaroi se kriza humanitare në Jemen vazhdon të jetë më e keqja në botë, duke theksuar 13,5 milionë njerëz aktualisht janë në rrezik të vdekjes nga uria”.

10:58
Rruga e pashtruar bëhet e pakalueshme në Gur të Zi nga reshjet e shumta (Video)

Rruga në zonën e Gurit të Zi në Shkodër është bërë e pakalueshme për qytetarët.

10:52
Sekuestrohen 540 mijë paketa cigare në kamionin me targa serbe në Hanin e Hotit, nëse do hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milion lekë

Strukturat e Administratës Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi prej 540 mijë paketa cigaresh kontrabandë , në degën Doganore të Hanit të Hotit,Shkodër.

10:45
Indonezia të mërkurën do të fillojë vaksinimin kundër COVID

Indonezia këtë javë do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 dhe presidenti Joko Widodo do të jetë i pari që do ta marrë atë.

10:42
Shkodër/ Lëvizte me armë, arrestohet 48-vjeçari

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete ishte futur në një lokal në Bërdicë, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Bërdica”.

10:38
Sulmi i dhunshëm në Kongresin e SHBA/ Bundestagu duhet të mbrohet më mirë

Presidenti i Bundestagut, Wolfgang Schäuble ka kërkuar që godina e Reichstagut të mbrohet më mirë nga policia e shtetit. Shkaku i kësaj kërkese ishte sulmi i dhunshëm në Kongresin e SHBA.

10:38
Një mami moderne…Gigi Hadid mahnit me pamjen gjatë shëtitjes me vogëlushen (Fotot)

Modelja Gigi Hadid është një mami e re tashmë dhe shëtitjet me vogëlushen e saj janë bërë më të shpeshta muajt e fundit.

10:34
Detaje të reja për përplasjen aeroplanit në Indonezi/ Mes viktimave një grua shtatzënë, 5 anëtarë të një familje dhe një biznesmen

Detaje të reja kanë dalë në dritë për operacionin e kërkim-shpëtimit të 62 personave që ndodheshin në bordin e aeroplanit indonezian, i cili u rrëzua në oqean vetëm 4 minuta pas ngritjes. Aty ishin 50 pasagjerë, nga të cilët 43 ishin të rritur dhe 7 fëmijë, ndërsa të tjerët ishin anëtarë të ekuipazhit, njoftoi Ministria e Transportit në Indonezi.

10:27
Tiranë/ Arrestohen 6 persona, mes tyre një 30-vjeçar që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Mes tyre është një 30-vjeçar, i cili akuzohet për “Dhunë në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”.

10:27
Meksika raporton rastin e parë me variantin britanik të COVID

Meksika raportoi ditën e djeshme rastin e parë të variantit të koronavirusi që u identifikua në Mbretërinë e Bashkuar.

10:10
Situata në Elbasan/ Dy shkolla jashtë funksionit, prurjet e përroit në Gramsh rrezikojnë jetën e nxënësve

Qarku i Elbasanit është përballur me rënie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset: Elbasan-Qafë Thane, Pishkash dhe kthesat e Murrashit dhe Cerrik-Gramsh, Ceruje, Drize) Gramsh-Kodovjat, Bratile.

10:02
Faza e dytë e “Deputeti që duam”/ Rama: Zgjedhim skuadrën për betejën e 25 prillit

Ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes e platformës së PS “Deputeti që duam.

09:56
Amerikë/ Joe Biden bëhet gati, ja kur do ta marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Joe Biden do të marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit ditën e sotme, njoftoi zyra e tij. Tre javë më parë, mori dozën e parë teksa ishte në transmetim ‘live’ me qëllimin që ti jepte besim popullit për vaksinën.

09:55
Lejuan organizimin e festave në lokal, gjobiten me 1 mln lekë pronarët në Korçë

Dy pronarë janë gjobitur me 1 milionë lekë pasi thyen rregullat anticovid të vendosura nga qeveria.

09:46
Japoni, 80% e publikut kërkon anulimin ose shtyrjen e Lojërave Olimpike

Sipas një hulumtimi të kryer në Japoni, rreth 80% e popullatës mendon se Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, të planifikuara të mbahen në këtë qytet në korrik, duhet të anulohen ose riprogramohen.

09:42
Greqi/ Shpërthim i fuqishëm në makinën e gazetarit, shënjestra dyshohet se ishte prezantuesi i emisionit

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së dielës jashtë studiove të televizionit “E” në Greqi. Një lëndë shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit George Sfakianakis, i cili po koordinonte shfaqjen “Prova të Drejta” kur ndodhi ngjarja.

09:33
Kina lejon hetimin e OBSH-së për origjinën e COVID-19

Kina njoftoi se një ekip ekspertësh të huaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vizitojë vendin për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri të enjten e ardhshme.

09:31
Britania do të hapë qendra masive vaksinimi kundër koronavirusit

Mijëra persona do të vaksinohen këtë javë kundër koronavirusit në Britani, teksa pritet të hapen shtatë qendra të mëdha në gjithë territorin britanik.

09:24
Kina pas 5 muajsh regjistron mbi 100 raste me COVID-19 në ditë

Në Kinë janë regjistruar sot mbi 100 raste të reja të COVID-19, gjë që ndodh për herë të parë në të paktën pesë muajt e fundit.

09:21
Paralajmërimi i ekspertëve: Mos pini alkool dy ditë para dhe dy javë pasi të bëni vaksinën e koronavirusit

Njerëzit janë paralajmëruar që të mos konsumojnë alkool për dy ditë para dhe dy javë pasi të bëjnë vaksinën e koronavirusit. Ekspertët thonë se qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë esëll në mënyrë që sistemi imunitar të reagojë në mënyrën më të mirë ndaj vaksinës.

09:15
Sot rifilluan shkollat/ Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Institucionet arsimore në vend nuk do të jenë të heshtura duke nisur nga sot, 11 janari. Kjo pasi 480 mijë nxënës dhe 30 punonjës arsimorë, rinisin procesin mësimor.

09:13
Britania mbledh 1 mld dollarë për të ndihmuar “vendet e pambrojtura” për vaksinat

Mbretëria e Bashkuar ka mbledhur 1 miliard dollarë nga aleatët e saj për të ndihmuar “vendet e pambrojtura” të sigurojnë hyrjen në vaksinën COVID-19, tha Ministria e Jashtme me rastin e vizitës virtuale të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Londër.

09:11
Vlorë/ Situatë e qetë nga reshjet e shiut, nuk ka përmbytje. Hidrovoret vazhdojnë punën normalisht

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë, ndërsa situata në qarkun e Vlorës mbetet e qetë pasi nuk ka sipërfaqe të përmbytura dhe hidrovoret janë në gjendje pune.

09:09
Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi?

Rrëzimi i një aeroplani në Indonezi të shtunën menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta, në bordin e së cilit ishin 62 persona, ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes sigurinë e industrisë së aviacionit të këtij shteti.

09:00
Shkodër/ 1823 hektarë tokë nën ujë, vijojnë problemet në Obot. Rritet niveli i ujit në Liqen, Livade dhe Dobraç

Shirat e dendura që kanë përfshirë vendin tonë prej disa ditësh vijojnë të shkaktojnë përmbytje masive në zonën veriore. Në Bashkinë e Shkodrës raportohet se janë përmbytur 1823 hektarë tokë, por nuk ka shkaktuar probleme në banesa.

08:57
Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit

Kina po përballet me një prej shpërthimeve më të rrezikshme të koronavirusit, meqë autoritetet shëndetësore kanë thënë se dhjetëra persona kanë rezultuar pozitiv në provincën Hebei, afër kryeqytetit Pekin.

08:51
Elbasan/ U kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj, arrestohet 35-vjeçarja

Në 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta është arrestuar nga policia.

08:46
Diplomatët amerikanë bëhen gati për të shkarkuar Donald Trump, thirrja ndaj administratës për protestën e dhunshme

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme  që dënojnë nxitjen e Presidentit Donald Trump të sulmit ndaj Kapitolit dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin thirrjen e Amendamentit të 25-të për ta hequr atë nga detyra.

08:40
Grabitja në Korçë/ Dëshmia e fqinjit: Shefqeti ishte i gjakosur në fytyrë, ia hoqa nga duart autorin ‘i thashë mos e vrit’

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.Banesa është shtëpia e kambistit Shefqet Muça, ndërsa mësohet se familjarët janë përleshur me grabitësit.

08:31
Sot nis vaksinimi ndaj COVID-19/ Rama: Lufta hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin përfundimtar të virusit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën sot me rikujtimin se sot nis fushat e vaksinimit në vend ndaj COVID-19.

08:24
Korçë/ Grabitet shtëpia e një kambisti, pronari përleshët me hajdutët. Arrestohet një prej tyre

Një banesë është grabitur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 1 në Korçë.

07:52
Parashikimi i motit/ Java nis me reshje dhe temperatura të ulëta

Sot moti do të jetë e alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm i shoqëruar me reshje në të gjithë territorin. Ndërkohë në zonat e thella malore reshje do jenë në formën e dëborës.

E diel, 10 Janar 2021
23:03
77-vjeçari, i çmendur pas “Për’Puthen”/ Cila nga vajzat “i ka rrëmbyer” zemrën

Një i moshuar ka befasuar të gjithë teleshikuesit e Top Channel dhe në veçanti pjesëmarrësit e emisionit” Për’Puthen”.

22:59
Si asnjëherë më parë/ Irma Libohova flet për martesën dhe djalin: Besniku ka qenë i zgjuar

Këngëtarja e dashur për publikun, Irma Libohova ishte ditën e sotme në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku si rrallëherë ka folur për jetën e saj private.

22:54
“Kam qarë me kokërr të lotit”, Fjoralba Ponari rrëfen historinë e ngacmimit seksual

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me sekretet, ku moderatorja Fjoralba Ponari, vendosi të tregonte një sekret. Saktësisht një ndodhi që i kishte ndodhur në fillimet e para të saj në televizion.

22:47
“Je gënjeshtare”/ Melisa dhe Ana përplasen ashpër! A është Fatjoni arsyeja e debateve mes tyre?

Melisa dhe Ana bënë një “takim privat” gjatë emisionin “Përputhen Prime” për të sheshuar konfliktin mes tyre, por dy vajzat duket se vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.

22:38
Nuk flet me nënën e saj pas akuzave të Fatjonit/ Melisa përlotet për krisjen e marrëdhënies

Melisa deklaroi sonte në “Përputhen Prime” se nuk flet me nënën e saj, pas akuzave të bëra nga Fatjoni se ajo kryen marrëdhënie seksuale me një djalë, për të cilin portalet aluduan se është Andi.

22:18
Si përgjigjet Tea kur e pyesin nëse Andi ka kryer marrëdhënie me Melisën: Si qejfli, ia kam…

Tea duket se nuk është e shqetësuar për aludimet se Andi mund të ketë patur marrëdhënie seksuale me Melisën.

22:11
Marrëdhënie seksuale me Andin? Melisa tregon të vërtetën për foton që ka pushtuar rrjetin

Disa puntata më parë, Fatjoni e akuzoi Melisën se kryente marrëdhënie seksuale me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit.

22:07
55 kilogramë drogë në Kapshticë, arrestohen 2 shqiptarë/ Do ta çonin dërgesën në Athinë

Policia greke ka sekuestruar në Kapshticë një sasi prej 55 kg kanabis sativa.

21:51
Maqedoni e Veriut, 345 raste të reja dhe 289 të shëruar nga COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 345 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 86.494.

21:38
“Pulë e lagur, laraskë”/ Mevlani kërkon falje, Sindi: Nuk vlen më për mua si njeri

Përplasja e Mevlanit me Sindin në puntatën e kaluar është bërë sërish objekt diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Përputhen Prime”.

21:33
Andi mungon në “Për’Puthen Prime”, Bora Zemani tregon arsyen

Në puntatën e sotme të “Për’Puthen Prime” u vu re mungesa e Andit.

21:25
U bllokua nga uji/ Shpëtohet i moshuari në Lezhë, pamje nga operacione

Zef Luli, një i moshuar nga fshati Tale gjatë ditës së sotme ishte bllokuar nga uji në grykëderdhjen e lumit Mat.

20:54
Nga shtëpia e fëmijës në parlament/ Alfred Muharremi do të vendosë kandidaturën për deputet

Alfred Muharremi, i riu që të vetmen familje kishte fshatin Sos, sot që ka krijuar familjen e tij, pasi ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe punon në sektorin bankar, në moshën 29-vjeçare aspiron të bëhet deputet.

20:49
Regjistrimi i emigrantëve/ Do të bëhet nga KQZ-ja përmes një sistemi teknologjik dhe jo nga E-Albania

Regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  përmes një sistemi teknologjik online, të cilin do e krijojë vetë dhe jo përmes portalit e-Albania.

20:38
Nesër rifillojnë shkollat/ Mësimi do të vijojë i alternuar, në klasa dhe online

Institucionet arsimore në vend nuk do të jenë të heshtura duke nisur nga dita e hënë, 11 janari. Kjo pasi 480 mijë nxënës dhe 30 punonjës arsimorë, rinisin procesin mësimor.

20:26
Festat rritën rastet e reja me Covid-19/ Brataj: Studimi se 50% e Tiranës e kaloi Covid-in ndikoi negativisht në respektimin e masave

Gjatë javës që lamë pas u vu re një rritje e lehtë e numrit të të prekurve me Covid-19 çdo 24 orë, por edhe rasteve që u shtruan në spitalet Covid, të pakten referuar asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë.

20:16
Lezhë, evakuohen 36 familje/ 3000 hektarë tokë nën ujë. Problem rrëshqitja e dherave dhe gërryerja e lumenjve

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë intensive duke krijuar problematika të shumta në të gjithë zonën.

20:03
Shkodër, mbi 5100 hektarë nën ujë/ Oboti i izoluar, probleme edhe në Dajç. Prurjet në hidrocentrale të shumta

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, gjatë ditës së diel.

19:49
Projekti 2 mld euro i portit të Durrësit/ Grupi i punës nga Tirana takoi në Dubai drejtuesit e kompanisë Emaar që do e ndërtojë

Kjo është ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, në zemër të Dubait. Por nëse shikon 360 gradë rreth saj vërën me dhjetëra ndërtesa të larta, që mbajnë emrin e kompanisë EMAA, e cila është e specializuar edhe në transformimin e porteve ekzistuese në marina për jahte e rezidenca banimi.

19:46
“Shqipëria buzëqesh”/ Rama nga Facebook-u: Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19

“Nesër nisim vaksinimin antiCovid-19”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, para pak minutash.

19:16
Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen mbi 20 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 20.177 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

19:07
Qytetarët serbë do të mund të zgjedhin vaksinën kundër koronavirusit

Të hënën Serbia lëshon në funksion një sistem online të regjistrimit për vaksinim, përmes së cilit qytetarët do të kenë mundësi të regjistrohen për imunizim ndaj COVID-19, por edhe të zgjedhin se cilën vaksinë dëshirojnë të marrin.

18:42
Përmbytjet në Fushë-Krujë e Bulqizë/ Reshjet e orëve të fundit, uji po tërhiqet në Zonën e Murqinës

Reshjet intensive të ditëve të fundit shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatin Murqinë në Fushë-Krujë, duke pushtuar dhjetëra hektarë tokë.

18:27
U bllokua nga rrëshqitja e dherave/ Nis hapja e rrugës në Ishëm të Durrësit

Në Ishëm të Durrësit ka filluar puna për hapjen e rrugës Draç- Bizë.

18:11
Reshjet e shiut do të vijojnë/ Java e ardhshme do të jetë më e ftohta e dimrit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë përmbytje në qytete të ndryshme dhe kjo ka shqetësuar jo pak qytetarët, që i druhen vështirësive që mund të hasin në ditët në vijim.

18:05
Rama në Lezhë e Shkodër: Situata më e mirë nga zhbllokimi i kanaleve, reshjet dyfish nga ato të vitit 2010

Edi Rama e gjeti Obotin nën furinë e reshjeve te dendura të shiut. 24 orët në vijim pritet të jenë me kritike për Kryeministrin, i cili foli për masat e marra.

17:53
Gomonia me 50 emigrantë/ Prangoset njëri prej bashkëpunëtorëve

Polica e Vlorës arrestoi një 63-vjeçar të akuzuar se strehoi në hotelin e tij 9 prej klandestinëve të kapur një ditë më parë, teksa largoheshin me gomone drejt Italisë.

17:48
Evropë, jepet alarmi/ Borë dhe ngrica, në Greqi “bëhet plazh”

Meteorologu i BBC-së, Chris Fawkes paralajmëron se reshje të dendura bore priten në mbarë Evropën.