Top Talk/ Patozi: Naive të mendosh se ambasadorja amerikane mbështet opozitën e Bashës në zgjedhje

20/04/2021 17:38

Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar ditën  sotme në emisionin e pasdites në Top Channel, Top Talk të drejtuar nga Denis Dyrnjaja.

Bazuar në postimin e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ku thoshte se duhet të votohet për ndryshim dhe më pas ndezjes së debatit nga forcat politike, ai theksoi se është naive të mendosh se SHBA mbështet një forcë të caktuar politike.

Ai tha se SHBA-ja është duke parë vetëm cilësinë e zgjedhjeve dhe parregullsitë që mund të ndodhin.

“Të thuash që SHBA mbështet një forcë të caktuar politike është naivitet. Ka ndodhur vetëm një herë në vitin ‘91 dhe nuk ka për të ndodhur më dhe është brenda lojës diplomatike. Po të donim mund ta interpretonim se të vetmet që mund të sjellin ndryshimin janë forcat e reja. Edhe ne nuk e pretendojmë këtë. Vë dorën në zjarr që SHBA janë të mobilizuara në Shqipëri është cilësia e zgjedhjeve. Ajo është duke vigjiluar si shqiponjë mbi cilësinë e zgjedhjet duke i ruajtur nga të gjitha parregullsitë që i kemi kaluar mbi kurriz. Ajo nuk mund ta bëjë punën tonë, ajo bën detyrën e vet”, tha Patozi.

Top Channel