Kim Kardashian liston mbretërorë e miliarderë, si kandidatë të mundshëm pas divorcit me Kanye (fotot)

20/04/2021 16:16

Kim Kardashian është duke tërhequr vëmendjen e emrave më të famshëm të elitës botërore teksa konsiderohet si “beqarja milionere më e kërkuar” pas kërkesës së divorcit nga Kanye West.

Mediat raportojnë se Kardashian është duke u joshur tashmë nga një numër i madh admiruesish pas njoftimit të procedurës së divorcit nga këngëtari Kanye West.

40-vjeçarja depozitoi kërkesën e divorcit nga Kanye prej shkurtit dhe interesi për “ish-të pasmet më të famshme në botë” ka arritur kulmin.

Një burim i afërt me te tha per rrjetin amerikan Page Six: “Njerëzit po kontaktojnë me të prej miqve të përbashkët, janë nga emrat më të famshëm të listave, që prej atyre me të cilët ka punuar, anëtarë të familjeve mbretërore, apo aktorë e sportistë milionerë”.

Por megjithë tepricës së opsioneve për “njohje të reja” burimi thotë se Kim për momentin “nuk është duke kërkuar për njeri”.

“Ajo nuk kërkon të lëshohet menjëherë në diçka të re por po mban një mendje të hapur.”

Zhvillimi vjen pas lajmeve për një romancë të mundshme të Kim këngëtarin kolumbian Maluma pasi çifti u fotografuan së bashku në fundjavë.

Por dyshja insiston se janë vetëm miq.

Ndërkohë Kanye raportohet se edhe ai po kërkon për partneren e ardhshme, duke thënë se  dëshiron që marrëdhënia e ardhshme të jetë me një “artiste dhe person kreativ”.

Kim ndërkohë raportohet se ka më pak kërkesa për lidhjen e re, duke thënë se nuk kërkon një burrë nga një fushë e caktuar profesionale.

Burimet thanë: “Cilësitë më të rëndësishme për Kim janë vlerat familjare, të jetë zbavitës, romantik, punëtor dhe të pëlqejë gjërat e thjeshta”.

Kim e Kanye kanë katër fëmijë së bashku; bijat North shtatë vjeçe e Chicago tre, dhe dy djemtë Saint, pesë vjeç, dhe një vjeçarin Psalm.

Është raportuar se ata kanë kërkuar kujdestari të përbashkët të fëmijëve.

Top Channel