Nis vaksinimi i stafeve të aviacionit civil, së shpejti nis vaksinimi i punonjësve të transportit urban

20/04/2021 16:49

Këtë të martë ka nisur vaksinimi i stafeve të aviacionit civil, duke nisur me stafin e “Air Albania”, për të vijuar më pas me punonjësit e transportit urban në të gjithë vendin.

Ky lajm u bë i ditur nga vetë ministrja Manastirliu, e cilia së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodheshin në qendrën e vaksinimit “Air Albania”, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi vaksinimin e punonjësve të Aviacionit Civil, duke e konsideruar një grup në risk të lartë.

“Sot kemi nisur vaksinimin me të gjitha grupeve të Aviacionit Civil, nisur nga Air Albania, si një grup i riskuar duke qenë se janë gjithë kohën në fluturim. Këta kanë qenë edhe heronjtë tanë gjatë gjithë kohës së riatdhesimit, por që e kanë bërë në mbrotjet totale të kushteve nga pandemia”, tha Balluku.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina dhe theksoi objektivin për të arritur më shpejt se pranvera e ardhshme, vaksinimin e plotë të popullatës.

Manastirliu: Plani ynë i vaksinimit masiv është duke u ndjekur ashtu siç e kemi parashikuar, vaksinimi i të gjithë qytetarëve të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm, duam ta bëjmë akoma më shpejt. Falë përpjekjes së Ramës dhe qeverisë për të sjellë sa më shpejt vaksinat. Deri më tani kanë mbërritur mbi 700 mijë doza vaksinash të mbërritura në vendin tonë. Nuk do të ndalemi këtu, jemi të angazhuar të vazhdojmë me punonjësin e transportit publik, ata janë direkte në kontakt me qytetarët dhe do fillojmë shpejt.

Balluku: Transporti i udhëtarëve që mezi presin se pas aviacionit javën e ardhshme e ka ky grup?

Manastirliu: Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë.

Balluku: Kemi fjalën e ministres që punojnë në transport që do të nisim vaksinimin në ditët në vazhdim.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 345,944 doza të vaksinës ndaj COVID19, prej të cilave 264,175 vaksinime për persona mbi 60 vjeç. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Top Channel