“Love” triumfon në SHBA/ Genti Kame u shpall aktori më i mirë protagonist

20/04/2021 19:59

Filmi “Love” ka triumfuar, duke rrëmbyer një sërë trofesh në Festivalin e Karolinës së Veriut, ku ndër të tjera aktori më i mirë protagonist është shpallur Genti Kame.

Përveç kësaj atë e shohim edhe në petkun e një roli të ri. Një serial italian që pritet të jetë në ekranin e vogël vitin tjetër. për më tepër ai do të na zbulojë të fshehtat e rolit të tij.

“Jemi duke xhiruar një serial për Sky Tv Italian, me regjisor Giuseppe Gagliardi, me aktor kryesor Luca Zingaretti. Quhet Il Re-mbreti. Roli im është Igor, është roli i një krimineli, sepse i gjithë filmi xhirohet brenda një burgu. Është një histori e terrorizmit islamik”.

Është një festival i mirë. ishin gati nga 30 shtete, ishin 70 filma të paraqitur. “Love” i Dionis Papadhimitrit kishte 14 nominime. Mori filmin më të mirë të Festivalit, Filmin më të mirë të huaj të Festivalit. Regjisori më i mirë, skenari më i mirë, aktori më i mirë të festivalit dhe aktorin më të mirë të rolit jo protagonist që ishte Gent Zenelaj.

Top Channel