Pas deklaratave të ambasadës amerikane për Tom Doshin i cili garon në zgjedhjet e e 25 prillit në logon e PSD në Tiranë dhe Shkodër, prokuroria i ka kërkuar informacion ambasadës.

Ndërkohë Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i ka kthyer përgjigje Prokurorisë së Përgjithshme, lidhur me informacionin që ky institucion i kishte kërkuar për Tom Doshin, kandidatin për deputet të Partisë Social Demokrate.

Në një zhvillim të fundit Prokuroria thotë se tashmë i është drejtuar edhe INTERPOL-it për përgjigje dhe aktualisht presin përgjigje prej tyre.

Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.

Top Channel