Gjobitet Vetëvendosja/ 5 milionë lekë, shkeli rregullat anti covid gjatë fushatës

20/04/2021 15:23

Lëvizja Vetëvendosje në Lezhë është gjobitur nga ana e policisë së Lezhës me 50 milion lekë të vjetra për organizim të tubimeve të paligjshme para  drejtorisë vendore të policisë Lezhë në kundërshtim me aktin normativ në fuqi sa i takon masave kufizuese anti covid.

Kandidati i LVV në Lezhë Iljaz Shehu ka dalë në një deklaratë për mediat ku hedh akuza ndaj policisë së Lezhës për presion.

Për 4 net me radhë aktivistët e Vetëvendosjes kanë protestuar para drejtorisë së policisë së Lezhës për lirimin e 4 aktivistëve të cilët u arrestuan  gjithashtu për një tubim të paligjshëm në thirrje të Mirditës.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë i bashkohet subjekteve të reja politike që janë gjobitur më parë për thyerje të aktit normativ në fuqi për masat anti covid në disa qytete të vendit.

Top Channel