Presidenti i Çadit vritet në luftë me rebelët, një ditë pas fitores së zgjedhjeve (fotot)

20/04/2021 16:51

Ushtria e Çadit konformoi sot se presidenti i vendit është vrarë në përpjekjet e armatosura me rebelët në kufi.

Zëdhënesi i ushtrisë tha se Idriss Deby, i cili ka sunduar në Çad prej 30 vitesh, është vrarë të martën, një ditë pasi 68-vjeçari u shpall fitues i zgjedhjeve duke marrë mandatin e gjashtë në zyrë.

Deby ka ardhur në pushtet në krye të një rebelimi në vitin 1990, ndërsa sipas komisionit të zgjedhjeve fitoi 79.3% të votave në 11 prill, ne zgjedhjet të cilat ishin bojkotuar nga përfaqësuesit e opozitës.

Të hënën ai pritej të jepte fjalimin e fitores por drejtori i tij i fushatës Mahamat Zen Bada tha se ishte nisur për të vizituar ushtarët çadianë në frontin e luftimeve.

“Ai do të kishte qenë këtu për të celebruar por për momentin presidenti është përkrah forcave tona guximtare të sigurisë duke luftuar terroristët që kërcënojnë territorin”, tha Zen Bada.

Rebelët me bazë në kufirin verior në Libi sulmuan një postë kufitare të dielën ditën e zgjedhjeve dhe më pas avancuan disa kilometra brenda territorit në shkretëtirë.

Gjénéral Azem Bemrandoua Agouna, tha se ushtria ishte tërhequr prej sulmit të militantëve që po avanconin drejt kryeqytetit N’Djamena.

Sipas raportimeve objektivi i rebelëve ishte pikërisht largimi nga pushteti 31 vjeçar i Deby, i cili bëhet kreu i parë i shtetit që vdes në fushëbetejë, që prej presidentit të Paraguait, Francisco Solano López në vitin 1870.

Një këshill ushtarak do të qeverisë në 18 muajt e ardhshëm, i drejtuar nga biri i Deb, Gjeneral Mahamat Kaka. Lajmi i vdekjes u njoftua në televizion nga Gjeneral Azem Bermandoa Agouna, i cili tha se Deby ‘kishte marrë frymë për herë të fundit në fushëbetejë, duke mbrojtur sovranitetin e vendit të tij”.

FOTO GALERI
1/4
Ushtria e Çadit konformoi sot se Idriss Deby presidenti i vendit është vrarë në përpjekjet e armatosura me rebelët në kufi

Top Channel