“I zuri rrugën motrës me shami”/ Ndriçim Jonuzi, flet nga arratia: Nuk jam socialist, jam demokrat i vjetër

20/04/2021 15:25

Ky është Ndriçim Jonuzi, person në kërkim për sulmin me armë në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Ai shpërndau këtë video pas cilësimit se sulmi ishte politik dhe ai vetë ishte socialist.

Ai shpjegon arsyet se përse kreu aktin e rëndë që trazoi politikën e cila ka shpërthyer në akuza se ngjarja kishte sfond politik gjatë fushatës. thotë se ishte shumë i ngarkuar edhe nga ngjarja në xhaminë e rrugës së Kavajës.

Ndriçim Jonuzi ka qenë i arrestuar disa vite më parë me kërkesë të shtetit italian për një krim të kryer atje. Më pas ai ka vuajtur dënimin në Shqipëri.

Top Channel