Dy persona me orgjinë shqiptare kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi u kapën me lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për një  37 vjeçar dhe një 27 vjeçar, me banim në Parma. Pasi u ndaluan për kontroll nga policia, të dy po përpiqeshin të bindnin efektivët se nuk kishte asgjë që nuk shkonte me ta.

Por kjo bëri që policia të thellonte kontrollin pasi nisën dyshimet se mund të fshihnin drogë.  Mediat italiane raportojnë se në xhepin e pantallonave të 37-vjeçarit u gjet 1 gram kokainë, ndërsa brenda automjetit u gjetën edhe 15 gram të tjerë.

Ndërsa në banesën e tyre u gjet një mikrovalë, një zarf me 500 gram kokainë ndërsa në një sirtar u gjetën rreth 10 mijë euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga shitja e drogës.

37-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua me burgun e Parmës pasi akuzohet për “trafikimin e lëndëve narkotike”.

Top Channel