Shpëton fëmijën nga shinat e trenit, del videoja e momenti dramatik

20/04/2021 16:20

Një punonjës hekurudhe në Indi është kthyer në hero, pasi arriti të shpëtonte një fëmijë që kishte rënë në shina, ndërkohë që treni po vinte përballë.

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në stacionin e trenit, tregojnë momentin kur djali i vogël bie nga platforma, ndërsa e ëma bërtet me të madhe, por duket ka frikë të hidhet vetë për ta shpëtuar.

Thirrjet e saj i dëgjoi Mayur Shelke, i cili vrapon me shpejtësi në binarë dhe arrin ta shpëtojë vogëlushin 6 vjeçar, vetëm pak çaste përpara se treni t`i përplaste që të dy..

Shelke rrëfeu më vonë se ishte mjaft i frikësuar nga treni që po vinte, megjithatë thotë se nuk pati shumë kohë për të menduar. “ Isha i vendosur ta shpëtojë atë fëmijë”, citohet të ketë thënë ai. Zyrtarët vendas njoftuan se burri do të shpërblehet ashtu siç e meriton për humanizmin e tij.

Top Channel