Rusia do të tërhiqet nga ISS, një stacion i saj hapësinor i gatshëm në 2025

20/04/2021 17:52

Agjencia hapësinore e Rusisë tha se shpreson të lancojë stacionin e saj orbital në 2025 ndërsa Moska po merr në konsideratë tërheqjen nga stacioni hapësinor ndërkombëtar për të ecur përpara e vetme.

Shefi i Roscosmos, Dimitry Rogozin, tha se ka nisur puna për modulin e parë të një stacioni të ri, pasi zyrtarët paralajmëruan se Rusia po merrte në konsideratë mundësinë e tërheqjes nga ISS, një nga të paktat shembuj bashkëpunimi të suksesshëm me perëndimin. Njoftimi vjen bashkë me tensionet në rritje në lidhje me pretendimet për spiunazh, për rritjen e trupave ushtarake në kufijtë me Ukrainën dhe përkeqësimin e shëndetit të kritikut të Vladimir Putinit, Aleksei Navalni. “Moduli i parë i stacionit të ri orbital rus, është në ndërtim e sipër”, tha Rogozin.

Sipas tij, korporata hapësinore Energia po synon që moduli të jetë i gatshëm për lancim në 2025 dhe publikoi madje edhe një video të stafit të korporatës, në punë e sipër. I lancuar në 1998, me angazhimin e Rusisë, SHBA, Kanadasë, Japonisë dhe agjencisë hapësinore evropiane, stacioni hapësinor ndërkombëtar është një nga bashkëpunimet më ambicioze ndërkombëtare në historinë njerëzore. Ditët e fundit, zv. kryeministri rus, Yuri Borisov, tha se Moska po mendon të dalë nga programi i ISS nga 2025, për shkak të moshës së vjetëruar të stacionit.

Roscosmos sidoqoftë tha të hënën se vendimi për daljen nga ISS nuk është marrë ende. Rusia e ka humbur monopolin e fluturimeve drejt Stacionit vitin e kaluar pas misionit të parë të suksesshëm të kompanisë amerikane Space X. Pavarësisht historisë së saj të lartësuar në hapësirë, programi hapësinor i vendit ka pësuar goditje vitet e fundit.

Top Channel