Demokratët e konsiderojnë sulmin e armatosur në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë si ngjarje të rëndë me prapavijë politike. Gishtin e përgjegjësisë Lulzim Basha e drejtoi sërish nga Edi Rama .

Basha: Nuk ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve të cilat i ngjajnë vetëm vendeve diktatoriale. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar e paniku i humbjes e ka tmerruar si askënd më parë sepse ai më shumë dhe më mirë se ai asnjë se di se me 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb.

Rikthimin në pushtet Lulzim Basha e pret nga Kavaja, e njohur në historinë elektorale si bastion i së djathtës.
Basha: Ndaj padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqet i fitores sonë në 25 prill, që nuk e mbyll dot, e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë, jemi më të fort se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për ti dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite çlirimin nga e keqa dhe hapjen e rrugës së ndryshimit.

Në Tiranë kryedemkratin e prisnin për një takim gratë demokratë, të cilave iu premtoi pjesmarrje reale në politik.
Basha: Përfaqësim real në politike jo fasadë. kthejme qeverisjes fytyren njerëzore.
Lulzim Basha ka shmangur pyetjet për fatin e tij politik nëse humb zgjedhjet, por një vision më të qartë duekt se e ka nësë i fiton ato dhe nuk mban premtimet.

Basha: Nuk vi të kërkoj mandat të dyte si kryeministër

Top Channel