Ajo është një nga vajzat më simpatike të showbiz-it shqiptar dhe fansat e kanë nën vëzhgim në çdo moment. Është fjala për moderatoren e sportit, Lei Kraja, e cila tërheq vëmendjen e ndjekësve me çdo postim që bën në profilin e saj në “Instagram”.

Së fundmi, Lei ndau me ndjekësit një fotografi të saj, ku shfaqet e veshur me një body të zi. E teksa poza e saj ka marrë mijëra pëlqime, dikush i ka vënë re disa shenja sprijash.

E menjëherë ka vendosur që t’i bëjë një mesazh ku i shkruan: “A janë ato shenja strijash?”. Moderatorja seksi ka vendosur që t’i kthejë përgjigje në mënyrë publike.

“Pse? Patjetër që janë. Jam njeri”, i është kthyer moderatorja e njohur, e cila herë pas here reagon ndaj komente negative që i bëjnë në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel