Garë e fortë mes PD dhe PS në Tiranë, si ndahen mandatet mes tyre. Kryeqyteti lë me duarbosh LSI-në

20/04/2021 21:09

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku të gjithë shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur se cila parti dhe drejtues duhet t’i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme.

Në sondazhin e fundit të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Tiranës do të triumfojë PS me 48.9% dhe do të marrë 19 mandate. Kjo tregon se arrihet objektivi maksimal i përsëritur vazhdimisht nga Edi Rama dhe në listën e deputetëve përfshihet edhe Pandeli Majko.

Ndërsa PD do të marrë 17 mandate. LSI do të mbetet pa asnjë mandat, ndërsa lista e deputetëve në Tiranë do të ndahet vetëm mes dy forcave më të mëdha politike në vend, PS dhe PD.

Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, PS rritet me 1 mandat, ndërsa PD rritet ndjeshëm me 6 mandate dhe LSI i rrëzohen 5 mandatet që fitoi në ato zgjedhje.

Top Channel