Kontrata e BE me 6 vende të rajonit/ Rama tregon sa doza të vaksinës Pfizer do të përfitojë Shqipëria

20/04/2021 14:41

Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga kontrata e bashkimit Europian me 6 vende të rajonit, Shqipëria do të përfitojë plot 145 mijë vaksina.

Rama nuk ka lënë pa thumbuar edhe analistët që sipas tij “nuk duhet të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar”.

Po ashtu kryeministri ka falënderuar edhe Presidenten e Komisionit Europian, Ursula  Von der Leyen, Komisionerin Varheley dhe ambasadorin Soreca, që po e ndihmojnë Shqipërinë.

Kryeministri Rama ne Facebook:

Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon

Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar

Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dēgjuan, repsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij populli

651.000 dozat e ndihmës nga BioNTech/Pfizer janë parashikuar që në fillim si një lloj i tillë ndihme fqinjësie. Ky aksion solidariteti i BE nuk ka ndikim në shpejtësinë e vaksinimit në BE.Dozat e vaksinave nga BE nuk do të shpërndahen sipas numrit të popullsisë, por sipas nevojës, shkruan DPA. Sipas njoftimit, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut do të marrin rreth 500.000 doza, pjesa tjetër do të shkojë në Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi. Ndihmat me vaksina janë paraparë si ndihmë për personelin mjekësor e infermierët.

Megjithatë, fjalën e fundit e kanë vetë shtetet. Duke qenë se Serbia ka qenë përpara me programin e imunizimit dhe ka siguruar më shumë vaksina, duke përfshirë dhe ato ruse e kineze, ajo do të marr më pak doza nga BE-ja, gjithsej 36 mijë.

Top Channel