Rama: Basha mos politizojë/ Kryeministri: Meta të ndalë fushatën idiotekse të tensionimit

20/04/2021 15:08

Kryesocialisti Edi Rama, xhirot e fundit të motorit elektoral i shtoi, nga njësia 5 në Tiranë njohur si një hambar votash për PS nga ku garon ish kryeministri Pandeli Majko.

Për incidentin në Kavajë Edi Rama tha: Nuk kisha pikë dyshimi se cila do të ishte e vërteta, do të rendnin për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë për të drejtuar gishtin e akuzës më ekstreme ndaj meje ndaj nesh…Lulzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen. Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idjoteske të tensionimit të situatës.

Rama tregoi se cili do të jetë ligji i parë që do të marrë firmën e shumicës së re qeverisëse në mandatin e tretë.

Rama: Ligji i parë që do të kalojë shumica e re, do të jetë ligji për “Fëmijët e Republikës”. Ky ligj do të jetë për të gjithë ata që kanë humbur jetën për shkak të detyrës, apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Erioni përmendi Arjanin, që la pas një fëmijë. Ai është një fëmijë i Republikës. Dhe Republika do të kujdeset për të. Është koha që këtyre fëmijëve t’iu japim një status të veçantë. Prindërit nuk ua kthejmë dot, por do kujdesemi deri në momentin kur ata të dalin në jetë. Duke pasur të gjitha mundësitë e shkollimit dhe një jete ku do të jenë krenar për prindërit e tyre.

Sipas Edi Ramës, është presidenti Meta që po ia prish qetësinë kësaj fushate elektorale.

Meta: Çdo ditë vë fitila ngado po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën për të destabilizuar Shqipërinë sepse Ilir Meta e di fare mirë çdo të ndodhs ms 25 prill. Dëgjo vajzën ta tha mirë. Babi mos pi hajde në shtëpi.

Top Channel