Manchester City tërhiqet nga Super League, të njëjtën gjë po përgatit edhe Chelsea

20/04/2021 20:56

Manchester City tërhiqet nga Super League dhe Chelsea bëhet gati të bëjë të njëjtën gjë, vetëm dy ditë pasi kishin rënë dakord për të qenë pjesë e 6 skuadrave angleze që do të merrnin pjesë në këtë projekt.

Rreth 1000 tifozë të Chelsea kishin rrethuar hyrjen kryesore të “Stamford Bridge” para ndeshjes se skuadrës së tyre me Brighton që luhet tani.

Media prestigjioze BBC bën me dije se skuadra londineze ka vendosur të largohet duke mos qenë pjesë e 12 klubeve themeluese. Lajmi pritet të bëhet zyrtar në orët në vijim.

Top Channel