E mërkurë, 10 Mars 2021
15:42
Reagimi i pallatit mbretëror/ Deklarata: Do t’i hetojmë privatisht

Në një komunikatë prej 61 fjalësh, monarkia angleze ka thyer heshtjen pas deklaratave shokuese të bëra nga nipi i Mbretëreshës, Princi Harry dhe gruaja e tij amerikane Meghan Markle dhënë intervistueses të stacionit televiziv amerikan CBS, Oprah Winfrey.

15:34
Evropa nis planet e pushimeve; Spanja pranon pasaportat e vaksinës, Greqia sinjalizon rihapjen në maj (fotot)

Mediat e Evropës veriore gëzonin sot duke njoftuar se sistemi i “pasaportave të vaksinës” po rikthehet në funksion për sezonin e pushimeve që nis prej majit.

15:27
Kosova kërcënon Spanjën/ “Nuk luajmë futboll pa flamur dhe pa himn”

Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëroi se nuk do të pranojë të luaj me ekipin e Spanjës më vonë gjatë këtij muaji, në një ndeshje të vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës, nëse nuk i lejohet shpalosja e flamurit dhe intonimi i himnit të Kosovës.

15:25
Arrestim për manipulim të votes/ Prokuroria e Kosovës ndalon dy persona. Më herët një ministre dha dorëheqjen

Dyshimet për manipulim me vota kanë rezultuar me ndalimin e dy personave me urdhër të Prokurorisë Speciale.

15:23
Reshjet e borës në Kosovë/ Rrugët e kalueshme por kërkohet kujdes nga drejtuesit e automjeteve

Akset rrugore në Kosovë janë të kalueshme ndërkohë që po vazhdon pastrimi nga bora dhe hedhja e kripës, thotë Ministria e Infrastrukturës.

15:23
Provim on line dhe në auditor/ Sezoni i i provimit zgjat 45 ditë

Auditoret e fakultetit të gjuhëve të huaja janë bosh, kjo pasi studentët po testohen virtualisht.

15:15
OBSH: Vaksina për Shqipërinë/ Mbërrijnë për disa javë që fushata e vaksinimit të vijojë

Shefi i ri i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë, austriaku Dr Gerald Rockenschaub në këtë dalje të parë publike e vlerëson të stabilizuar situatën e Covid 19 në Shqipëri edhe pse i druan shtameve mutante që po qarkullojnë në Europë e që mund të kenë hyrë edhe në Shqipëri, të cilat mund ta përkeqësojnë edhe më situatën.

15:13
Shkodra, doza e dytë e vaksinës/ Mjekët dhe të moshuarit rikthehen për t’u vaksinuar

Prej dy ditësh, në Shkodër të vaksinuarit ndaj Covid19 po marrin dozën e dyte të vaksinës.

15:09
Rikthehet dëbora në veri/ Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit, ulen temperaturat

Në të gjithë territorin e vendit është rikthyer sot dimri me reshje shiu dhe dëbore në veri dhe verilindje.

15:07
Ministrja e shëndetësisë takon ambasadorin e BE-së në Shqipëri: Së shpejti finalizojmë marrëveshjen me unionin për vaksinat anticovid

Një marrëveshje për infrastrukturën e vaksinimit dhe rritjen e mëtejshme të dozave të vaksinës anticoivd, pritet të nënshkruhet mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian.

15:05
Shqiptarët, më pak besim tek BE/ Zvarritja e procesit të integrimit ka ulur entuziazmin

Besimi i Shqiptarëve tek Bashkimi Europian ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë vitit 2019. Rezultati doli nga një anketim i Bankës Qendrore të Austrisë me qytetarët në rajonin e Europës Juglindore.

15:03
Veliaj: PS dominohet nga të rinjtë/ Kryebashkiaku: shumica e listës që kemi përballë janë fosile

Erion Veliaj, Drejtuesi politik I PS qarku Tiranë përfshirjen e të rinjve në listën garuese të 25 prillit e shikon si një  ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në këtë përballje elektorale.

15:00
Rama godet listën e PD dhe LSI/ Krahasimi ironik me kandidatët e listës socialiste

Kryesocialisti Edi Rama përdori fotot në ilustrimin dhe komentimin e përbërjes së skuadrës socialiste krahasuar me ato të PD dhe LSI.

14:58
Babë e bir humbën jetën pasi shtëpia mori flakë/ Gazetarja: Dyshemeja prej dërrase u dogj dhe viktimat ranë në bodrum, nuk mundën t’i shpëtonin

Një zjarr që përfshiu tre banesa në Berat, dy ditë më parë u mori jetën dy qytetarëve.

14:43
Në mbrojtje të Kongresit/ Garda Kombëtare do të qëndrojë në Uashington

Pentagoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë.

14:40
Shkelën rregullat për parandalimin e përhapjes së Covid-19/ Gjobiten 791 persona gjatë 24 orëve të fundit

791 persona janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë thyer masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

14:35
Përshpejtimi i ndarjes së vaksinave të Covax/ Bosnja i kërkon ndihmë Gjermanisë

Bosnja dhe Hercegovina kërkoi ndihmën e Gjermanisë të martën për përshpejtimin e shpërndarjes së vaksinave të Covid-19 përmes iniciativës COVAX dhe shprehu zhgënjimin me programin e administruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

14:33
Plani i Kinës dhe Rusisë/ Bashkë për një stacion hapësinor në Hënë

Kina dhe Rusia kanë bërë të ditura planet për të ndërtuar stacion hapësinor hënor.

14:29
“Zotohem se do votohem nga 10 mijë qytetarë”, Halit Valteri zbulon kushtet përse pranoi të kandidojë nën siglën e PS

Halit Valteri është bashkuar me PS dhe është renditur në vendin e 35-të në listën e qarkut të Tiranës për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

14:26
KQZ kthen listat e 4 partive politike

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur të kthejë për korrigjim listat me kandidatët e zgjedhjeve të 4 partive politike në vend.

14:18
Vijojnë protestat e studentëve në Athinë

Mijëra studentë të mbështetur edhe prej mësuesve të tyre,janë hedhur sërish në protestë në kryeqytetin e Greqisë Athinë.

14:10
Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

Kryministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët ditën e sotme.

14:07
I dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 35-vjeçari që ishte shpallur në kërkim

35-vjeçari me iniciale T.K. u kap nga policia pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë vendim për burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

13:58
Pasi pa intervistën e Meghan Markle, Beyonce i drejtohet publikisht dukeshës

Beyonce e falënderoi Meghan Markle për guximin, pasi ndoqi intervistën  e saj me Oprah Winfrey.

13:52
Reshje të dendura dëbore në Dibër/ Në disa zona trashësia është mbi 25 cm

Nisin reshjet e borës edhe në Dibër. Reshjet janë me intensitet të lartë,por nuk kanë krijuar shtresë në rrugët e qytetit.

13:48
Pika Kufitare e Kapshticës, e mbyllur deri më 22 mars. Mund të hyjnë në Shqipëri vetëm këmbësorët dhe kamionët e mallrave

Pika Kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars.

13:40
Veliaj: “Lista e PS dominohet nga të rinjtë, janë gjeneratori i programit tonë”

Të rinjtë ishin një ndër risitë më të mëdha që solli Partia Socialiste në listën e kandidatëve për deputetë të 25 Prillit, falë edhe platformës “Deputeti që Duam”.

13:36
“Zbatimi i rregullave”,  Policia kontroll masiv në vend, 53 shoferë të arrestuar e 13106 gjoba

Pas kontrolleve masive në të gjithë vendin nga policia, janë arrestuar 53 shoferë nga të cilët 35 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi gjatë 10 ditëve të para të muajit mars

13:34
Transportonin emigrantë të paligjshëm dhe mbanin armë, kapen dy të rinjtë në Korçë

Dy të rinj, të cilët po lëviznin drejt Tiranës me një makinë që kishte pasagjerë emigrantë të paligjshëm janë arrestuar në fshatin Zvezdë të Maliqit.

13:26
“Subjekt i dekriminalizimit”, PD i kërkoi KQZ-së të mos regjistrojë Tom Doshin/ Reagon PSD: Të gjithë kandidatët janë të ligjshëm!

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas kërkesës që PD i bëri KQZ që të mos regjistrojë Tom Doshën për të garuar në zgjedhjet e 14 prillit.

13:22
Me drogë, para fallco dhe armë të ftohta/ Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Një shtetas në Gjirokastër është kapur me 400 euro para të falsifikuara dhe doza kanabis, të gatshme për t’u shitur dhe një thikë.

13:20
Ekskluzive/ Rasti i rëndë në Tiranë, 26-vjeçari drogon të miturën dhe abuzon seksualisht me të për 9 ditë

Një rast i rëndë është raportuar në policinë Tiranës më 9 mars, ku një 26-vjeçar ka droguar dhe më pas ka abuzuar me një vajzë të mitur.

13:09
Lokalet e natës të mbyllura prej një viti/ Striptistja: Kam ngelur pa punë, jam mësuar me shpenzime të larta…

Xhesi punonte si striptiste, por pas mbylljes së lokalit, për shkak të masave anticovid, ajo rrëfen se ka mbetur e papunë.

13:04
Kina mund të pushtojë Tajvanin/ Admirali amerikan: Kërcënimi do të jetësohet brenda gjashtë viteve të ardhshme

Kina mund të pushtojë Tajvanin brenda gjashtë viteve të ardhshme ndërkohë që Pekini po intensifikon lëvizjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi.

13:00
Rama ironizon opozitën: Kanë nxjerrë dhëndër Lulin e janë nisur për dasmë me kalastrenat e Gon Dukës…

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar rëndë  ditën e sotme opozitën e bashkuar duke përmendur një pjesë të emrave të tyre.

12:56
Sezoni turistik hapet më 14 maj/ Greqia shpreson të presë sërish turistë të huaj

Greqia shpreson të rihapë dyert për vizitorët më 14 maj, tha ministri i turizmit në vend ndërsa njoftoi datën e shumëpritur për fillimin zyrtar të sezonit turistik.

12:49
Reshje shiu dhe shpejtësi e lartë/ Shënohen tre aksidente brenda një ore në autostradën Lushnje-Rrogozhinë

Shirat që po shoqërojnë vendin tonë që pas mesnate duket se kanë sjellë problem në qarkullimin e mjeteve.

12:47
Rriten frikshëm shifrat në Brazil/ Sistemi shëndetësor në vend, në prag të kolapsit

Sistemet shëndetësore në qytetet më të mëdha të Brazilit janë buzë kolapsit, për shkak të numrit të të infektuarve me koronavirus, është thënë në një raport të Institutit shtetëror Fiocruz.

12:41
Pas akuzave të Meghan dhe Harry-t/ Oborri mbretëror: Është një çështje private

Çështjet racore të ngritura nga duka dhe dukesha e Sussexit në intervistën e tyre me Oprah Winfrey janë shqetësuese dhe janë marrë shumë seriozisht, tha pallati i Buckinghamit në një deklaratë për shtyp.

12:39
Rama: Objektivi ynë janë kundërshtarët e çorganizuar

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se objektivi i PS-së janë kundërshtarët e çorganizuar, gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

12:35
PD i bën thirrje KQZ: Mos e regjistroni Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit

PD i ka bërë thirrje KQZ që të mos e regjistrojnë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 prillit.

12:33
Greqi/ Dhunë në protestë, tre policë të plagosur në përleshje

Policia greke tha se një oficer ishte plagosur rëndë në kokë pasi përleshjet shpërthyen mbrëmjen e të martës në një protestë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë persona, në Athinë, kundër dhunës së policisë.

12:28
Mesazhi i Ramës për skuadrën e PS: Mos i shihni ata që i bien borive tek parkingu i makinave të vjetra për të ndalur autokolonën tonë

Edi Rama i ka bërë thirrje skuadrës së tij që “të vrapojnë për Shqipërinë e për të ardhmen” dhe të punojnë së bashku për të arritur objektivin maksimal.

12:24
Bie cilësia e arsimit/ Opinionet e nxënësve për mësimin on line gjatë pandemisë

Një studim i universitetit të Oksfordit tregon, se nëse para panndemisë ka patur 3 lloje nxënësish, shumë të mirë, mesatarë dhe të dobët, tani gjatë pandemisë nxënësit mesatarë janë pothuaj inekzistentë.

12:20
Takimi i kryetares së LSI-së me ambasadoren amerikane/ Ironizon Kryemadhi: Po të isha për takim, do e bëja në Tiranë, ambasadorja do të relaksohet me mua

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim thotë se takimi me ambasadoren e SHBA-së në Elbasan është thjesht një kafe për relaksim.

12:09
Rikthehet dëbora në veri/ Reshje shiu në të gjithë territorin e vendit

Në të gjithë territorin  e vendit është rikthyer dimri me reshje dëbore në veri dhe verilindje.

12:04
Emri/ Pas tre javësh në intubim, 22 vjeçarja nga Korça ndërron jetë nga Covid-19

Një 22 vjeçare nga qyteti i Korçës ka humbur jetën nga koronavirusit pas tre javësh në intubim.

12:02
Reshje të dendura dëbore në Dibër (Fotot)

Zonat e thella të Dibrës janë zbardhur nga reshjet e dendura të dëborës paraditen e sotme.

12:00
Aktiviteti me kandidatët për deputetë/ Rama: Ndeshja jonë fitohet kur të hyjnë të gjitha votat në kuti

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit ka përmendur disa prej tyre.

11:45
Philipp Plein është martuar?! Modelja i nxjerr “sekretin”

Philipp Plein duket se këtë herë e ka ndarë vërtet mendjen!

11:42
Meta takon Sorecën dhe ambasadorin e OSBE: Vlerësova mesazhin e BE, autorët e dosjeve 184 dhe 339 nuk do të amnistohen!

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar takime me ambasadorët e OSBE dhe BE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco dhe Luigi Sorecën.

11:40
Zgjedhjet në Kosovë/ Ndalohen dy persona për keqpërdorim të detyrës dhe dhënie e marrje ryshfeti

Dy persona janë ndaluar në Kosovë për për keqpërdorim të detyrës gjatë zgjedhjeve dhe dhënie e marrje ryshfeti gjatë votimeve në Kosovë.

11:32
Vlorë/ Arrestohen dy persona, njëri ishte shpallur në kërkim për trafikimin e mjeteve motorike

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

11:24
Kriza në Itali/ Shqiptari që dhuron ushqim falas rrëfen batutat me miqtë: Ju bëni fëmijë se bukën ua garantoj unë gjithmonë

Lulzim Vulashi, një nga shqiptarët që ka arritur sukses në fushën e gastronomisë në Itali ka bërë disa akte bamirësie duke u ofruar ushqim të varfërve në Itali.

11:14
Dëborë në mars/ Kukësi dhe Dibra zbardhen në prag pranvere! Shi në të gjithë vendin, Durrësi “pushtohet” nga uji

Qyteti i Kukësit është zbardhur nga reshjet e dëborës ditën e sotme pas uljes së temperaturave.

11:08
Mot i keq me reshje të dendura shiu/ “Përmbytet” një zonë e Durrësit

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të territorit të vendit.

10:49
Dorëzimi i pasqyrave financiare të bizneseve, 31 marsi afati i fundit

Afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare të bizneseve për vitin 2020 është data 31 mars 2021.

10:49
“Diku 5-6 milionë euro”, eksperti zbulon shumën që pritet të shpenzojnë partitë politike për reklamat në Facebook

Duke filluar që prej 11 marsit të gjithë individët që do të bëjnë fushatë elektorale në Facebook, pra që do të sponsorizojnë reklama politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, do të detyrohen të deklarojnë paguesin e reklamës.

10:34
Braçe vlerëson Ulqinin dhe Gjermenin për kontributin në PS: Të pakorruptueshëm! Jam krenar për ju

Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka vlerësuar dy nga figurat e PS, Musa Ulqinin  dhe Eglantina Gjermenin të cilët nuk janë rikandiduar për deputetë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

10:30
Fansat u frikësuan, Bebe Rexha sqaron skenat e egra dhe provokuese në klipin e ri (Fotot)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka marrë plot kritika pas publikimit të klipit të ri, “Sacrifice”.

10:22
Yuri Kim mbërrin në Elbasan, ja me kë do të zhvillojë takime

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbërritur në Elbasan mëngjesin e sotëm.

10:22
Nis dëbora në Rrugën e Kombit/ Rrugët pa probleme

Rruga e Kombit është përfshirë nga dëbora ditën e sotme, pas uljes së temperaturave në të gjithë vendin.

10:11
Mallkimi Champions, operacioni “Ronaldo” rezulton një dështim

Mbërriti në Torino në verën e vitit 2018 për të ftuar Champions League-n, trofenë kaq shumë të dëshiruar nga “Zonja e Vjetër”.

10:05
Pjesë e listës së PS/ Najada Çomo zbulon përse e pranoi ftesën: Kush më mirë se unë mund të reflektojë punën në spitalet Covid

Shefja e Infektivit, Najada Çomo, e cila renditet e dyta në listën e PS në qarkun e Tiranës për deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka zbuluar arsyen se pse e pranoi këtë ftesë.

09:50
Kosovë/ 69 të vdekur vetëm këtë muaj, mbi 9700 raste aktive me COVID

Muaji mars erdhi me numër të lartë rastesh ditore dhe viktimash me COVID-19 në Kosovë.

09:47
Gjyqi në SHBA ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin

Një gjykatë në shtetin amerikan të Ajovas do të dëgjojë për të dytën ditë argumentet në çështjen e një gazetareje që u arrestua kur ajo mbulonte një protestë në qytetin Des Moines në maj të vitit të kaluar.

09:43
Pacientët po shkojnë drejt verbimit/ Mjekja Bardhi: Personat mbi 35 vjeç duhet patjetër vizitë të detajuar

Mjekja okuliste Klajda Bardhi ka folur në lidhje me ndikimin e pandemisë, e cila detyroi njerëzit që të harronin sëmundjet e tjera.

09:24
“100 arritje në 4 vite”, Rama: 845 studentë janë punësuar në administratën publike

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e realizuara nga Partia Socialiste gjatë mandatit të dytë.

09:13
Kultivim kanabisi dhe armë gjahu pa leje në shtëpi, arrestohet 49-vjeçari në Shënkoll

Një 49-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shënkoll të Lezhës, pasi një ambient pranë banesës së tij e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

08:55
Besimi i shqiptarëve te Bashkimi Europian, rënie të ndjeshme më 2019

Ecejaket për fillimin e negociatave dhe zgjatja përtej pritshmërive e procesit të integrimit në BE duket se e kanë ndikuar negativisht besimin e shqiptarëve te Bashkimi Europian.

08:53
Efekti i vaksinimit, më i madh për perspektivën ekonomike në Britani

I ashtuquajturi “efekt i vaksinës” është duke rritur perspektivën ekonomike të Britanisë më shpejt në krahasim me vendet tjera, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

08:45
Pentagoni shtyn angazhimin e Gardës Kombëtare në Kongres

Pentagtoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë.

08:30
A do të ketë zgjedhje para zgjedhjeve në Serbi?

Ka kohë që në Serbi po flitet për zgjedhjet opozitare para zgjedhjeve zyrtare, të cilat i ka inicuar organizata joformale e Kuvendit të Serbisë së Lirë. Po çfarë do të thotë kjo?

08:28
Operacioni ndërkombëtar i drogës/ Shkon në 6 numri i të arrestuarve, në pranga 30 vjeçari

Nga operacioni ndërkombëtar i drogës ka shkuar në 6 numri i të arrestuarve.

08:20
Gjermania në shënjestër të sulmeve dezinformuese të Rusisë

Një studim i BE-së konstaton se asnjë vend tjetër në Evropë nuk është kaq i prekur nga fushatat dezinformuese të Rusisë sa Gjermania. Maas: Do të përgjigjemi me agjendë pozitive

08:11
Afera me maskat sjell largimin e dy deputetëve gjermanë nga politika

Reagime të ashpra në Gjermani pas zbulimit të aferës me maska nga dy deputetë konservatorë të Bundestagut. Dy deputetët e CDU e CSU janë larguar ndërkohë nga partia, Nikolaus Löbel ka lënë mandatin si deputet.

07:59
Aksidentohet duke bërë ski, vdes biznesmeni shqiptar në Bullgari

Biznesmeni Agron Uka nga Kosova ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar teksa ishte duke bërë ski në Bansko të Bullgarisë. Lajmi është bërë me dije nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

07:30
Reshje dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Në zonat malore reshjet do jenë në formën e borës.

07:07
SHBA/ Gjyq ndaj gazetares së arrestuar në protestat për George Floydin

Një gjykatë në shtetin amerikan të Ajovas do të dëgjojë për të dytën ditë argumentet në çështjen e një gazetareje që u arrestua kur ajo mbulonte një protestë në qytetin Des Moines në maj të vitit të kaluar.

06:51
Kritika ndaj udhëzimeve të CDC për personat e vaksinuar

Rekomandimet e para federale për njerëzit që kanë bërë vaksinën kundër COVID-19 lejojnë ndërmarrjen e hapave të kujdesshëm drejt jetës normale.

06:32
Zbuloni 4 gabimet që bëni kur nisni dietën për rënie në peshë

Zbatimi i një regjimi më të shtrënguar ushqimor kërkon disa elementë të rëndësishëm: mendësinë e duhur, aktivitetin fizik dhe një plan ushqimor që plotëson shumë nevoja të organizmit.

06:06
Parandalimi i diabetit të tipit 2 tek gratë përmes regjimit mesdhetar

Dieta mesdhetare nuk është thjesht në modë, por është një mënyrë jetese. Regjimi ushqimor që përqendrohet tek frutat, perimet, drithërat dhe proteinat mund të ndikojë në reduktimin e rrezikut për disa sëmundje kronike. Indeksi i ulët glicemik, tek ushqimtet me fibra të tretshme si frutat, perimet, arrat, farat dhe bishtajoret janë konsideruar prej kohësh çelësi i menaxhimit të sheqerit në gjak.

05:15
Studimi laboratorik nxjerr rezultatet/ Vaksina e Pfizer neutralizon variantin brazilian të COVID-19

Një studim laboratorik tregon se vaksina Pfizer-BioNTech neutralizon variantin me përhapje të shpejtë të koronavirusit të zbuluar së fundmi në Brazil.

03:36
Nacionalizimi i vaksinave/ ‘Po i mbani për vete’, BE nuk pranon akuzat

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel i hodhi poshtë akuzat për “nacionalizëm të vaksinave” të ngritura kundër BE-së, duke thënë se ndërsa Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë aplikuar ndalime të drejtpërdrejta të eksportit të vaksinave, Bashkimi Evropian nuk e ka bërë një gjë të tillë.

03:13
Spanja bllokon fluturimet/ Ankth nga variantet e reja të Covid-19

Spanja vendosi ta zgjasë përsëri ndalimin e fluturimeve për personat që mbërrijnë nga Britania, Brazili dhe Afrika e Jugut, duke e shtyrë afatin deri në fund të marsit për të shmangur në këtë mënyrë përhapjen e llojeve të reja të koronavirusit.

02:58
Joachim Low mbyll epokën me Gjermaninë, largohet pas Europianit

Joachim Low nuk do të jetë më trajneri i Gjermanisë pas Europianit të këtij viti. Tekniku gjerman i cili është pjesë e përfaqësueses së vendit të tij prej vitit 2004, dy vite si asistent dhe 15 vite si trajner kryesor ka vendosur të dorëhiqet.

02:24
Protesta në Armeni/ Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin

Mijëra mbështetës të opozitës bllokuan Parlamentin armen sot, duke kërkuar përsëri dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan.

02:02
Biden takim virtual me liderët e Japonisë, Australisë dhe Indisë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, më vonë këtë javë do të zhvillojë një takim virtual me liderët e tre aleatëve jetësorë aziatikë të vendit të tij.

01:36
Greqi, kulmi i valës së tretë/ Shënohet rekordi më negativ i rasteve të reja me Covid-19 për këtë vit

Greqia ka regjistruar 3215 raste me koronavirus pas rreth 60000 testeve të së martës, një rekord i ri për këtë vit që shënon edhe kulmin e valës së tretë të pandemisë, e cila numëron prej fillimit të saj gati 210.000 të prekur në të gjithë vendin.

01:15
Dhunë në rrugët e Athinës/ Marshimi i mijëra grekëve përfundoi në përplasje me policinë

Incidente të dhunshme kanë shpërthyer në Athinë pas një marshimi masiv prej mijëra qytetarësh që protestuan kundër dhunës policore të ushtruar ditën e dielë ndaj qytetarëve të thjeshtë në lagjen Nea Smirni në Athinë.

00:53
Conte: Ndeshje taktike, sakrifica shpërblehet në fund

Fitorja në betejën kundër Atalantës konsolidoi kreun e renditjes së Interit në +6 për ndjekësit më të afërt. Trajneri Antonio Conte e pranoi pas sfidës së presioni ishte shumë i madh.

00:30
Surpriza në Champions League/ Porto eleminon Juventusin, kualifohet edhe Dortmund

Porto bën surprizën e madhe në raundin 1/8-ave të Champions League. Skuadra e Sergio Conceicaos eliminoi nga Championsi Juventusin e Andrea Pirlos, falë golit në fushë kundërshtare.

00:12
Reagon FFK: Spanja duhet të tregojë respekt për simbolet tona

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj Federatës Spanjolle të Futbollit e cila ka irrituar pamasë, drejtuesit e FFK-së, me një postim të bërë në faqen zyrtare lidhur me ndeshjet kualifikuese për Katar 2022, ku e cilësojnë Kosovën si territor dhe jo si shtet, kjo për faktin pasi Spanja nuk e njeh Kosovën. Në komunikatë lexohet:

E martë, 09 Mars 2021
23:37
Top Story/ Aksident apo vrasje? Flet për herë të parë eksperti që hartoi raportin për Kosta Trebickën

Ky është procesverbali i regjistrimit të procedimit penal i referuar që në veprimet e para “Shkelje e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”. Klasifikimi juridik ngeli i tillë deri në fund, kur u pushuan hetimet.

23:28
Top Story/ Zbulohen dokumentet e prokurorisë, çfarë u gjet pranë trupit të Kosta Trebickës

Ende pa mbërritur në vendngjarje, përmes targës policia kuptoi se kush ishte viktima. Denoncuesi i aferës së municioneve, njeriu që kishte ekspozuar emrin e Shkëlzen Berishës, papritur ishte gjetur i vdekur në një aksident të çuditshëm rreth 3 kilometër larg Voskopojës.

23:21
Top Story/ Flet dëshmitari që mbërriti i pari në vendgjarje: momentet e fundit të Kosta Trebickës

Rreth orës 13:30 punëtorët e minierës së Gjergjevicës Azbi Biçoku dhe Skënder Feka kanë konstatuar në rrugë të shtrirë një person të gjakosur. Disa dhjetëra metër jashtë rruge ishte një fuoristradë e kuqe. Ata thirrën mirëmbajtësin e rrugës Koço Bardhi që ndodhej 100 metër më poshtë.

23:19
Top Story/ Pse shkoi vetëm në male për gjueti, zbulohen dëshmitë dhe dyshimet e miqve të Kosta Trebickës

Për miqtë që e njihnin, është mjaft e mistershme se pse Trebicka ka shkuar vetëm për gjueti në ato zona me terren tepër të vështirë dhe ku mungon mbulimi me valë telefonike. Aq më tepër, në atë kohë kur shumë e donin të vdekur.

23:06
Gabime në listën e kandidatëve për deputetë? KQZ i kthen për korrigjim listën Topallit, Murrizit, Stojkut e Galdinit

KQZ ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillohet seanca publike rreth orës 11:00 për të diskutuar kthimin e dokumentacionit të listës së kandidatëve për deputetë të katër partive politike.

23:03
Top Story/ Vdekja e mistershme e Kosta Trebickës, çfarë e detyroi të anulonte takimet e biznesit dhe të shkonte i vetëm për gjueti

Kosta Trebicka ishte dëshmitari kyç që zbardhi trafikun e municioneve drejt Afganistanit dhe nxorri zbuluar pushtetarët e korruptuar. Papritur, ai u gjet i vdekur. Çuditërisht, grupi hetimor i fokuson veprimet vetëm në pistën e aksidentit, pavarësisht se ai ishte kërcënuar pas denoncimit të aferës së fishekëve. Shumë momente kanë mbetur të pasqaruara dhe lënë ende hije të forta dyshimi mbi atë që i ndodhi biznesmenit 50-vjeçar.

22:59
Qentë e presidentit Joe Biden dëbohen nga Shtëpia e Bardhë pas sulmit ndaj anëtarit të stafit

Dy pastorët gjermanë të Joe Biden raportohet se janë larguar nga ambjentet e Shtëpisë së Bardhë javës që shkoi, pasi me i riu ka sulmaur një roje të sigurisë, në atë që përshkruhej si “incident agresiv”.