Kosovë/ ​Infermierët paralajmërojnë protestë, e quajnë fyes vendimin e Qeverisë për shtesat prej 60 euro

30/08/2021 15:44

Sindikata e infermierëve, oda e infermierëve dhe shoqatat e infermierëve në mbledhjen e sotme kanë marrë vendim që posa të ulen rastet me COVID-19 të mbajnë protesta për të realizuar kërkesat e tyre, e të cilat janë miratimi i ligjit të pagave dhe ligji për infermierët.

Të njëjtët e kanë quajtur fyes vendimin e Qeverisë se Kosovës që të marrin shtesa prej 60 euro.

Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, tha se nuk do të heqin dorë nga realizimi i kërkesave të tyre.

“Kërkesat e infermierëve të Kosovës janë që qysh tani ne të mbajmë një protestë, por për shkak të situatës me COVID-19 ne do të presim që gjatë shtatorit të bien rastet do ta mbajmë”, tha ai.

Top Channel