FOTOT/ Djali i George Soros takon në Durrës qytetarët e ardhur nga Afganistani

30/08/2021 17:21

Alex Soros, i cili drejton fondacionin “Open Society Fondations” themeluar nga babai i tij, George Soros, me shtrirje në shumë vende të botës ndodhet në Durrës për tu takuar me qytetarët afganë të strehuar atje.

Siç edhe Top Channel raportoi ekskluzivisht 4 ditë më parë në kontingjentin e parë të qytetarëve afganë, që mbërritën në vendin tonë, kishte edhe pjesëtarë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”.

Fotot e bashkëbisedimit në Durrës me këta qytetarë afganë i ka publikuar vetë në rrjetet sociale Alex Soros.  Ai shihet teksa bisedon me qytetarët afganë, ndërsa nuk ka hezituar që të bashkohet edhe në lojërat e fëmijëve, të cilët ndodheshin duke luajtur në ato momente.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel