Prej 3 ditësh Parku Kombëtar i Prespës në flakë, terreni malor e bën të vështirë ndërhyrjen

30/08/2021 12:55

Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.

Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë. Deri me tani raportohet se situata të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Bimësia që po digjet janë shkurre, ndërsa nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel