Vdekje si te “Game of Thrones”! Luanesha vret në makinë producenten e filmit

30/08/2021 16:17

Një luaneshë sulmoi për vdekje një producente të serialit të famshëm “Games of Thrones” nga dritarja e makinës që ajo kishte lënë hapur.

Sulmi i tmerrshëm u filmua nga kalimtarët, duke i lënë të shokuar. Katherine Chappell u sulmua egërsisht gjatë një udhëtimi nëpër një park safari të Afrikës së Jugut ne 2015. Një turist në një makinë prapa 29-vjeçares së talentuar ka folur tani, duke e përshkruar si “tmerrues” momentin kur pa gjakun që rridhte nga dhëmbët e mprehtë të luaneshës.

Katherine ishte duke shëtitur gjatë një pushimi të marrë pasi kishte shërbyer vullnetarisht për dy javë përpara fatkeqësisë në një rezervat tjetër natyror. Specialistja e efekteve vizuale kishte shkuar nga New York-u në Johanesburg për të ndihmuar kafshët e egra dhe për t’u frymëzuar atje mbi një film dokumentar për gjuetinë.

Guida i saj 66-vjeçar, Pierre Potgieter ( Pjer Potzhje), kishte tentuar ta shkulte nga thonjtë e luaneshës, por nga tronditja kishte pësuar atak kardiak.

Top Channel