Nis “koko fest” në Korçë, shfaqet komedia “vdis duke qeshur”

30/08/2021 12:33

Festivali i Komedisë në Korçë ‘Koko Fest’ ka ngritur siparin e tij me premierën e komedisë “Vdis duke qeshur” e autorit Paul Elliott me regji nga Ilir Bokshi.

Një mesazh i fortë për jetën dhe për të gëzuar çdo moment të saj u përcoll tek publiku përmes notave të forta të humorit.

Ndryshe nga një vit më parë, Koko Fest është rikthyer në skenën e teatrit me komedinë e cila bëri bashkë në role artistët Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra.

Korça ka qene ajo qe ka çelur festivalin me Vdis Duke Qeshur ndërsa sipas organizatoreve 7 trupa teatrore do te jene pjese e këtij edicioni te 8 te Festivalit Mbarëkombëtare te Komedisë ne Korçe per te sjelle per te gjithë artdashësit korçare dhe vizitoret emocione te veçanta.

Top Channel