Prisni! Te ekonomiku do hapen vende/ Thirrja e rektorit Dhori Kule para nisjes së regjistrimeve në Universitete

30/08/2021 19:52

39 universitetet publike dhe private ne vend po publikojnë listat e renditjes së kandidatëve për të ndjekur studimet në 560 programe gjithsej. Regjistrimet nisin në 2 shtator.

Fakulteti i Ekonomisë me 1200 kuota të lira, edhe këtë vit rezulton një nga më të kërkuarit me rreth 20 mijë aplikime. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë iu drejtoi këtë thirrje maturantëve.

“Të dashur aplikantë që ndodheni poshtë vijës së kuqe, edhe sikur të gjithë kandidatët fitues në listat paraprake të shpallura, të regjistrohen në FE, mbeten ende 311 kuota të lira, për shkak se i njëjti kandidat është shpallur fitues njëkohësisht në disa degë sipas sistemit të aplikimit. Përveç kësaj, shumë kandidatë janë shpallur fitues edhe në Fakultete të tjera.

Për këtë arsye, duhet të bëni durim, të shqetësoheni, dhe të mos regjistroheni në një degë që nuk e doni. Bëni durim dhe ju do t’ju vijë radha në Fakultetin e Ekonomisë”.

Ky viti akademik pritet të risjell normalitetin e shumëpritur në auditore.

“Shpresoj dhe besoj që ky viti do të nisë fizikisht. 1 vit e gjysmë e kaluam onlinë dhe online sicc e dimë është mësim nga halli. Kushdo që merret me arsimin e di mirë këtë gjë, nuk zëvendesohet auditori me online”.

Në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë po flet për pandeminë e të pavaksinuarve profesor Kule bëri këtë apel.

“Që të fillojë mësimi fizikisht është i domosdoshëm vaksinimi. Ne u këmi bërë thirrje zyrtare me e-mail studentëve, dhe dy herë gjatë korrikut dhe gushtit, edhe maturantëve. Stafi akademik është I vaksinuar në masën 75% dhe po vaksinohet. Fakulteti ynë pati një përvojë të hidhur me covidin që rrëmbeu 2 profesoresha të nderuara dhe një student”.

Ju lutem vaksinohuni që auditori të mos shndërrohet në vatër të shpërndarjes se infeksionit!

Top Channel