VIDEO/ Debati televiziv në Afganistan, gazetari rrethohet nga talebanët e armatosur dhe i bën thirrje afganëve: Mos kini frikë!

30/08/2021 11:20

Që prej 15 gushtit, Afganistani është nën kontrollin e forcave talebane. Kjo ka bërë që mijëra afganë të përpiqen që të largohen nga vendi teksa situata në Kabul sa vjen e përkeqësohet.

Së fundmi është bërë virale një video në rrjetet sociale, ku duket se si talebanët e armatosur kanë rrethuar gazetarin që drejton një emision debati dhe interviston një prej liderëve talebanë.

Fillimisht, gazetari flet për rënien e qeverisë së ish presidentit Ghani dhe i bëri thirrje afganëve që të mos frikësohen. Gjatë transmetimit të programit “Pardaz”, talebanët e armatosur duket se qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë që mund të dalë jashtë parashikimeve.

Ndërkohë afganët vazhdojnë përpjekjen për tu larguar nga vendi nëpërmjet evakuimeve. Kujtojmë se të shtunën, Presidenti Biden tha se ka gjasa që brenda 24-36 orëve të ardhshme aeroporti i Kabulit të sulmohet përsëri, ndërsa ambasada amerikane atje u bëri thirrje shtetasve amerikanë të largohen nga perimetri i aeroportit, duke cituar shqetësimet e sigurisë.

Paralajmërimi u bën thirrje amerikanëve të shmangin zonën pranë aeroportit, përfshirë edhe ministrinë e brendshme dhe një pikë karburanti pranë aeroportit. Presidenti Biden tha përmes një deklarate të shtunën se ka rrezik për sulme të reja, ndërsa SHBA dhe aleatët e tyre përmbyllin tërheqjen e trupave dhe pajisjeve ushtarake nga Kabuli, vetëm dy ditë pasi një shpërthim vetëvrasës la të paktën 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë të vrarë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel