Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS, rendi i ditës: Nis me fjalën e Ramës, vijon me zgjedhjen e kryesisë së re

30/08/2021 12:57

Të enjten e 2 shtatorit socialistët do të mblidhen për Asamblenë e PS, ku do të zbulohen emrat e kabineit të ri me të cilët do të drejtohet qeveria Rama në mandatin e tretë.

Kjo mbledhje do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.

Konfirmim për të vijuar rrugën krah Edi Ramës në këtë mandat të ri qeverisës në radhët e të majtëve kanë vetëm dy emra: Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla dhe ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Mësohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të kongreseve, në Tiranë.

Top Channel