Mblidhet kombëtarja/ Përgatitet për ndeshjet e botërorit

30/08/2021 12:33

Kombëtarja shqiptare ka nisur pasditen e së dielës grumbullimin e saj për tre ndeshjet e ardhshme, të vlefshme për fazën e grupeve të Botërorit Katar 2022.

Gjithçka fillo me ndeshjen e Polonisë e cila do të luhet më 2 shtator në Varshavë, për këtë arsye duke qenë se afati kohor ka qenë i shkurtër deri në ndeshjen e parë, është vendosur që grumbullimit të bëhet menjëherë në Poloni dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar që janë aktivizuar deri ditën e diel me klubet e tyre do t’i bashkohen sot ekipit kombëtar direkt atje.

Mbrëmjen e djeshme lojtarët që ishin të pranishëm kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore për të vazhduar sot në mëngjes gjithashtu një seancë të shkurtuar dhe sipas programit të trajnerit pasdite në orën 18:00 është planifikuar seanca me grupin e plotë të lojtarëve për këto ndeshje.

Pas ndeshjes me Poloninë kuqezinjtë do të zhvillojnë dy ndeshje në qytetin e Elbasanit, me Hungarinë më 5 shtator dhe më 8 shtator përball San Marinos po në “Elbasan Arena”.

Top Channel