Vazhdon të rritet numri i qytetarëve kosovarë që kërkojnë shërbim në spitale

30/08/2021 15:52

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njofton se numri i qytetarëve që kërkojnë shërbim në spitale, pasi janë infektuar me covid-19 sa vjen dhe rritet. Tashmë në spitale po marrin trajtim 1284 pacientë.

Sipas raportit të datës 30 gusht 2020, në kuadër të tërë Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës janë të shtrirë 1284 pacientë, 1167 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1098 me oksigjeno- terapi, 60  të tjerë në kujdes intensiv.

Në klinikat COVID të QKUK-së, janë të shtrirë 449 pacientë,  435 prej tyre të konfirmuar me COVID-19,  399 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 835 pacientë, 732 me Covid-19 pozitivë dhe 699 me oksigjeno-terapi.

Raporti statistikor sipas kliniakve CO0VID dhe spitalet e përgjithshme

– Klinika Infektive, 120 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 95 pacientë

-Klinika Infektive 3 (Interno), 97 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 87 pacientë

– Mjekimi Intensiv Qendror Covid, 18 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 799 pacientë, 704 prej tyre Covid-19 pozitivë, 684 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 173 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 131 pacientë

– Spitali i Pejës, 188 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 154 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 48 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 88 pacientë

Top Channel