Nigeri, regjistrohet numri më i lartë ditor i viktimave nga COVID-19

30/08/2021 09:55

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore në 24 orët e fundit 53 persona humbën jetën nga koronavirus, duke u regjistruar numri më i lartë ditor i viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Sipas një deklarate nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Nigeri (NCDC), në 24 orët e fundit janë kryer 1.918 teste dhe janë regjistruar 618 raste me COVID-19.

Gjithashtu 901 pacientë u shëruan nga COVID-19 dhe 53 tjerë humbën jetën nga ky virus.

Në vend u regjistrua numri më i lartë ditor i viktimave që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në shkurt 2020

Nigeria si shteti më i banuar në Afrikë që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 190.983 raste me COVID-19 dhe 2.361 persona kanë humbur jetën.

Nigeria më 5 mars filloi fushatën e vaksinimit masiv ku u vaksinuan 3.938.945 persona.

Top Channel