Prindërit në zi për vdekjen e bijës së suksesshme në vrasje-vetëvrasjen me burrin misterioz në Britani (fotot)

30/08/2021 15:55

Një kërcimtare dhe drejtoreshë e suksesshme marketing-u ka vdekur në një vrasje-vetëvrasje të mistershme në Britani, pasi policia thotë se nuk po kërkon të dyshuar të tjerë për ngjarjen, përveç dy viktimave.

Trupi i 22 vjeçares Maddie Durdant-Hollamby, nga Wimblington, u gjet nga oficerët e policisë pas denoncimit të shqetësimeve mbi mirëqenien e saj nga të afërmit.

Shërbimet e emergjencës e gjetën atë të premten më 27 gusht, ndërsa një shtëpi u gjet gjithashtu trupi i një burri.

Policia tha se po trajton vdekjen e zonjushës Durdant-Hollamby si vrasje. Ata thanë se nuk po kërkojnë të dyshuar të tjerë në lidhje me hetimet.

Hetuesja Nicole Main tha: “Është një rast shumë tragjik. Ne po punojmë prej 48 orësh për të zbuluar rrethanat që sollën vdekjen e këtyre dy njerëzve”.

“Deri tani nuk kemi zbuluar precedentë të dhunës shtëpiake por ne vazhdojmë apelin për informacione”.

Familja e vajzës tha në një deklaratë: “Jemi absolutisht të shokuar nga humbja e Maddie, bijës motrës e mbesës sonë të mrekullueshme”.

“Zemrat tona janë të thyera dhe nuk mund të imagjinojmë rinisjen e jetës pa të”.

Policia tha se ende nuk është kryer identifikimi i burrit të vdekur.

FOTO GALERI
1/11
Një drejtoreshë marketing-u ka vdekur në një vrasje-vetëvrasje të mistershme në Britani

Top Channel