16:12
Kurti: Në procesin e dialogut të ri do të angazhohem për reciprocitetin e të drejtave të pakicave kombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe këshilltarin komunal të Medvegjës, Fehmi Beha, me të cilët bisedoi për çështjen e të drejtave të shqiptarëve në këto tri vendbanime dhe në viset e tjera në Serbi.