Shfaqen veprat e Fishtës në Shkodër/ Interpreton edhe Roza Anagnosti, teatrit iu ndërpre energjia

24/10/2021 20:46

“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu ne teatrin “Migjeni” disa prej kryeveprave  të kolosit të letrave shqipe.

 Mbrëmja poetike fishtjane, erdhi nën interpretimin e artistes së madhe Roza Anagnosti dhe aktorëve të teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka dhe Jozef Shiroka.

Gjithçka që po bëjmë është një detyrim ndaj Fishtës së madh”, thotë Artistja e Merituar.

Vargjet e  shkuara mbi 100 vite më parë tingëlluan më aktuale se sa asnjëherë në këtë mbrëmje poetike, e cila u shoqërua me zhurmën e gjeneratorëve për shkak se teatri ishte pa energji elektrike.

Top Channel