Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se Shqipëria është vendi i dytë në botë për nivelin e ryshfetit, duke postuar edhe renditjen sipas World Justice Project si dhe BB dhe Berzh.

Basha shkruan se përsa i përket indeksit të korrupsionit, Shqipëria ndodhet midis Egjiptit dhe Zambisë, ndërsa shkruan më tej se nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

Basha në Twitter:

Renditja e Shqipërisë sipas World Justice Poject si dhe BB dhe BERZH:
Sundimi i ligjit: Midis Kazakistanit dhe Afganistanit
Indeksi i Korrupsionit: Midis Egjiptit dhe Zambisë
Niveli i ryshfetit: Midis Zambisë dhe Marokut
Nevojitet vendosmëri për t’u përballur me autokratët e korruptuar të Ballkanit Perëndimor.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel