Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë, në momentin që e kanë ndaluar.

Policia bën me dije se shqiptari, banues në Greqi, ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit S. Xh., 53 vjeç, banues në Greqi.

Ky shtetas është ndaluar nga  shërbimet e Komisariarit të Policisë Sarandë,  pasi ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë”, njofton policia.

Top Channel