Protesta në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë me llastiqe duke përdorur zara xhami, vida dhe gurë
31/10/2026 14:53
Situata në Rrugën e Durrësit është tensionuar, ku disa protestues kanë përdorur llastiqe për të qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë.
Sipas raportimeve, si mjete janë përdorur zara xhami, vida dhe gurë, duke përshkallëzuar përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Më herët, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të vijojnë protestën në mënyrë paqësore, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë.
Top Channel