“Duhet të mbrojmë anijet në Detin e Kuq”/ Kaja Kallas ngre alarmin: Rusia po planifikon misione të tjera sabotimi në Europë
Miliona afganë do të përballen me urinë këtë dimër, nëse nuk do të ndërmerren veprime urgjente.
Kjo krizë është paralajmëruar nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).
Më shumë se gjysma e popullsisë, rreth 22.8 milionë njerëz, po përballen me mungesën ushqimore, ndërsa 3.2 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, mund të vuajnë nga kequshqyerja.
“Afganistani po përballet me një nga krizat më të rënda humanitare në botë, në mos qoftë më e keqja”, tha David Beasley, drejtori ekzekutiv i WFP.
Afganistani ra në duart e talebanëve në muajin gusht, pasi SHBA-të, tërhoqën trupat e tyre të fundit.
Marrja e vendit nën kontroll nga ata e dobësoi ekonominë, e cila ishte e varur nga ndihmat e huaja. Vendet perëndimore i ndaluan ndihmat, po ashtu edhe Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ndaluan pagesat.
Një vend konsiderohet i varur nga ndihmat e huaja, kur më shumë se 10% e prodhimit të tij bruto vjen nga ndihma e huaj; në rastin e Afganistanit, sipas Bankës Botërore, rreth 40% e PBB-së ishte ndihma ndërkombëtare.
Top Channel