Kritikët e Erdogan: Dëbimi i ambasadorëve një lojë, shpërqëndrim nga hallet ekonomike

25/10/2021 13:36

Thirrja e Rexhep Tajip Erdoganit për dënimin e ambasadorëve te 10 vendeve aleate perëndimore, përfshirë atë amerikan, nuk i bindi kritikët e presidentit turk.

Sipas tyre, e gjithë kjo ishte një lojë për të tërhequr vëmendjen nga problemet ekonomike të Turqisë. Dy ditë më parë, Erdogan pohoi se kishte urdhëruar që ambasadorët e disa vendeve të shpallen “non grata”, pasi kërkuan lirimin nga burgu të filantropit Osman Kavala.

Ministria e Jashtme turke nuk e ka zbatuar ende udhëzimin e presidentit, një masë që do të krijonte përçarjen më të thellë me Perëndimin në 19 vitet e Erdoganit në pushtet.

Kriza diplomatike përkon me shqetësimet e investitorëve për rënien e lirës turke, në nivele rekord, pas një vendimi javën e kaluar të Bankës Qendrore, për të ulur papritur normat e interesit me 200 për qind, nën presionin e Presidentit për të stimuluar ekonominë. Kemal Kilicdaroglu, udhëheqës i partisë kryesore opozitare CHP, tha se Erdogan “po e çon vendin me shpejtësi drejt greminës”.

Arsyeja për këto lëvizje nuk është mbrojtja e interesave kombëtare, por krijimi i situatave artificiale për të mbuluar shkatërrimin e ekonomisë“, shkruante ai në një postim në Twitter.

Osman Kavala, i cili ka kontribuar financiarisht për grupeve të shumta të shoqërisë civile, është në burg prej katër vitesh tashmë, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në vitin 2013 dhe për përfshirje në një grusht shteti të dështuar në vitin 2016, akuza këto që ai vetë nuk i ka pranuar asnjëherë.

Top Channel