Punime në rrjet/ Cilat zona të Tiranës do të jetë nesër pa drita?

24/10/2021 21:20
Foto ilustruese

Disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike të hënën, përgjatë 2 orëve të drekës.

OSHEE njofton se do të kryhen punime në NST Traktora.

Për pasojë, nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

Kodra e Priftit, Shkozë, zona pranë Depos së Ujit, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), “Kodra e Kokonozëve”, rruga “Pasho Hysi’, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Pallate pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Zona Farkë Zona rreth “Qytetit Studenti”, Zona pranë ish-Uzinës Traktori dhe Shkozë.

Top Channel