Partia Demokratike nuk e ka ende një skice të hartës territoriale që kërkon, por ka një shembull se si nuk duhet të jetë ajo.

Atëherë ishte e habitshme deri qesharake që Bashkisë së Tiranës iu bashkangjit Zallheri dhe ndërkohë qe Paskuqani  që është vazhdim i Bulevardit te ri të Tiranës nuk ishte pjesë e Bashkisë Tiranë. Këto ndryshime të bëra për qëllime elektorale dhe jo për qytetarin duhet fashiten në një reforme të dyte”, shprehet deputetja e PD-së, Dhurata Çupi.

Dhurata Çupi është pjese e grupit te punës pranë selisë blu që po përgatit formulën e re administrative territoriale. Për Top Channel ajo  thotë se  ndarje aktuale është bërë për qëllime elektorale  te mazhorancës.

“Ka një disporcionalitet mes bashkive dhe qarqeve. Qarku Gjirokastër ka rreth 61 mijë banorë dhe 7 bashki. Kukësi ka 69 mijë banorë dhe përfaqësohet me 3 bashki. Qëllim i pastër elektoral”, thotë deputetja demokrate.

Deputetja demokrate sqaron se amendamenti kushtetues i opozitës  që kërkon rikthimin e komunave nuk synon  ndarjen e vjetër.

 “Ne s’kemi qëllim të shkojmë në 373 njësi vendore padyshim që jo. Por kemi qellim të rishikojmë që aty ku ka shkuar keq, ta përmirësojmë. Do të kemi material të plotë sa i përket qoftë hartës territoriale dhe qoftë paketës decentralizuese”, shpjegon Çupi.

Një nga argumentet e përdorura nga mazhoranca 7 vite me pare  për ndarjen e vendit në 61 bashki  ishte kosto e lartë që kishin 373 njësitë e vjetra vendore, por llogaritë e demokratëve tregojnë se buxheti i shtetit po paguan më shumë sot.

“Qeveria qe e miratoi deklaroi se vetëm ne një vit buxhetor di  te përfitoheshin 80 mln dollarë nga  eficencën   e burimeve njerëzore në fakt ne kemi sot 120 mln  në një vit buxhetor vetëm dhe kjo është e papranueshme për një vend te varfër. Mos harrojmë qe ka filluar ne vitin 2015 riformulimi i reformës me 61 bashki me 19 mijë punonjës dhe sot e kemi me 34 mijë”, tha Dhurata Çupi.

Në vitin 2014, PD  e bojkotoi reformën administrative territoriale dhe ish-mazhoranca PS-LSI-PDIU miratuan ndarjen e vendit në 61 bashki.

Top Channel