Këngëtari i famshëm, Ed Sheeran ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Këtë lajm e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se do të izolohet pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

“Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid-19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia”, shkruan ai.

Sheeran do të bashkohej me Zane Lowe të Apple Music javën e ardhshme për të luajtur këngë nga albumi i tij dhe për të marrë pyetje nga fansat, por mesa duket një pjesë e këtij eventi do të organizohet online.

Top Channel