Erozioni në Vlorë vazhdon/ Nga plazhi i vjetër në Triport, alarmin e japin banorët

25/10/2021 12:10

Erozioni i detit në Vlorë ka marrë nga viti në vit hapësirë të konsiderueshme të tokës.

Një qytetar i cili jeton jashtë vendit tha se shenjat janë të dukshme, pasi ai e ka më kollaj ta dallojë se si deti ma marrë sipërfaqe toke

Një tjetër banor i zonës tregon se kohë më parë disa bunker nuk i mbulonte deti, ndërsa sot ata janë të mbuluar nga uji.

Banorët rrëfejnë se më parë në këtë vijë bregdetare ka pasur edhe pisha, ndërsa sot i bëjnë thirrje autoriteteve të marrin masa për këtë situatë

Një vijë kilometrike nga fundi i Plazhit të Vjetër deri në afërsi të Tri Portit, çdo vit humbet. Ky fenomen gjithnjë është quajtur i rrezikshëm nga specialistë të mjedisit që vjen si shkak i ndryshimeve klimaterike. Edhe pse ka pasur nisma shoqatash për mbjelljen e pemëve, autoritete shtetërore që e kanë për detyrë të kujdesen për mjedisin nuk marrin masa për të frenuar dëmet në pyllin e Vlorës.

Top Channel