“Babis ka një lidhje tjetër”/ Zbulohet çfarë foli Caroline me psikologen pak muaj para se bashkëshorti ta vriste

25/10/2021 13:45

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas vrasjes së 20-vjeçares Caroline, nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnastopulos. Mediat fqinje shkruajnë se dyshohet që Babis e tradhtonte Carolinën dhe ky mund të jetë shkaku që pasoi ngjarjen e rëndë.

Në janar 2021, Caroline i kishte thënë psikologes së saj se dyshonte që Babis kishte një lidhje paralele , sepse ai mungonte shpesh të dielave në shtëpi pa arsye. Ajo kishte treguar se Babis Anagnostopoulos kishte dashuruar një vajzë në ambientin e tij të punës, por në vitin 2016 kur ishte lidhur me Carolinën ishte ndarë prej saj. Po ashtu Carolina kishte thënë se mendonte që të merrte fëmijën dhe të largohej prej tij.

Miqtë e familjes së Babis Anagnostopoulos nga Alonissos, folën për ANT1 dhe theksuan se nuk besojnë që ai kishte një lidhje paralele. Ata u shprehën se Babis: “ishte i pasionuar pas Caroline. Ai erdhi me helikopter në ishull vetëm për t’i sjellë asaj një buqetë me lule dhe nuk do të vriste një grua për një tjetër.”

Një tjetër shok i pilotit tha se: “Babis në moshën 23-vjeçare ka pasur një lidhje me një vajzë atëherë 16-vjeçare për një vit. Vajza thotë se ka qenë lidhja më e mirë që ka pasur ndonjëherë. Ai nuk ishte manipulues , përkundrazi ishte shumë i kujdesshëm. Nuk mund ta besojmë se ai mundi të vriste.”

Po ashtu ka folur edhe një mikeshë e Caroline, e cila ndër të tjera tha se “vitin e kaluar Caroline ishte larguar nga ne ose Babis e kishte larguar ndoshta prej nesh dhe ne nuk morëm me vesh asgjë për të. Nëse Caroline do ta dinte për lidhjen jashtëmartesore të Babis, nuk do të bënte kompromis dhe nuk do rikthehej më me të. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse ajo donte ta linte atë.”

FOTO GALERI
1/20

Top Channel