Ndërron jetë në moshën 59-vjeçare aktori i famshëm i serlialit “Friends”

25/10/2021 13:37

Aktori amerikan, James Michael Tyler njihet si Gunther në serialin televiziv “Friends”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare.

“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes”, tha në një deklaratë  menaxheri i tij.

“Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për jetën. Ai ka lënë pas vetës gruan e tij, Jennifer Carno, dashuria e jetës së tij”, thuhet tutje në deklaratë, sipas BBC.

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

“Dëshirë të ndihmonte sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai ndau me guxim historinë e tij dhe u bë një aktivist për ata me prostatë që të bënin një test gjaku që në moshën 40-vjeçare”, tha menaxheri i tij.

Gunther punoi si kamerier dhe menaxher në kafenenë e shfaqjes, Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, Rachel gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.

Në maj, Tyler bëri një paraqitje të shkurtër në ribashkimin special të “Friends” përmes Zoom. Michael vazhdoi të performonte në vitet e fundit ndërsa po trajtohej për kancer.

Ai luajti në dy filma të shkurtër, “The Gesture and the Word”, dhe “Processing” duke fituar çmime për aktorin më të mirë në festivale të ndryshme filmi. 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel